Relationships

Pornografia hakmarrëse, publikime fotosh/videosh personale dhe kërcënimet: Ku duhet të drejtoheni

Pornografia hakmarrëse, publikime fotosh/videosh personale dhe
Foto: Getty Images

Në një sondazh të Anabel Media në Instagram – pjesë e bashkëpunimit me UN Women Albania mbi fushatën kundër dhunës ndaj grave – afro 600 vajza u shprehën se po, dikush i ka ofenduar në internet dhe/ose ka postuar video intime në rrjete sociale, një shifër që është shqetësuese, aq më tepër që fenomeni është shumë më i përhapur se kaq.

Pornografia hakmarrëse, publikime fotosh/videosh personale dhe

Nisur nga kjo dhe nga fakti se në ditët e sotme, kur të gjithë kanë një telefon dhe një rrjet social, siguria dhe privatësia e dikujt mund të cenohet lehtë. Ky artikull shërben si një guidë se si duhet të veproni në raste të tilla, kur dikush ju kërcënon se do të publikojë të dhënat tuaja personale, foto dhe video intime, ose kur i publikon ato.

Fillimisht sqarojmë disa terma të rëndësishëm.

Pornografia hakmarrëse: Pornografi e hakmarrjes ndodh kur dikush tregon një fotografi ose video private seksual të personave të tjerë, pa pëlqimin e tyre dhe me qëllim që t'u shkaktojë shqetësime. Kemi të bëjmë me shkelje të ligjit nëse dikush publikon një foto/video me përmbajtje seksuale përmes rrjeteve soviale, emailit ose ndonjë formë tjetër komunikimi. Pornografi e hakmarrjes nuk është emri ligjor për këtë vepër, por është një term që përdoret dhe kuptohet zakonisht. Zakonisht i referohet një fotoje/videoje ku tregohen të gjitha ose një pjesë e organeve gjenitale ose zonës pubike të një personi të ekspozuar dhe/ose ka përmbajtje seksuale.

Abuzimi në internet: Abuzimi në internet është çdo sjellje abuzive që ndodh në internet. Nuk është një term ligjor dhe mund të përfshijë shumë lloje të ndryshme të sjelljes. Ekzistojnë shumë vepra penale të cilat mund të kryhen në internet dhe mund të raportohen në polici. Veprat e jashtëligjshme:

1. Kërcënimet për vrasje, dhunë ose publikim të të dhënave personale, përfshirë këtu foto dhe video;
2. Ngacmime me qëllim që t’ju shkaktojnë shqetësim;
3. Shantazhe;
4. Përndjekje;
5. Publikimi i të dhënave që lidhen me jetën tuaj personale dhe private, pa miratimin tuaj.

Nene të rëndësishme

Ndërhyrje të padrejta në jetën private: “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.” - Kodi Penal, Neni 121.

E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare: “Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.” - Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Neni 8.

Ku duhet të drejtoheni

Policia e Shtetit – Telefono në numrin 129 pa pagesë/ Denonco rastin në komisariatin më të afërt.

Ndihmajuridike.gov.al – Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas

Juristi Online – 0800 10 10

UN Women Albania –  Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, i njohur si UN Women, njësi e Kombeve të Bashkuara që punon për fuqizimin e grave – Numër kontakti +355 4 450-2555.

iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve dhe të rinjve në Internet – Numër kontakti 116 111.

HotLineAlbania.org – Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza – Numër kontakti 116 117.

Tlas.org.al – Shërbimi Ligjor Falas – Numër kontakti +355 4 2253113.

AHC.org.al – Komiteti Shqiptar i Helsinkit – Ndihmë ligjore falas – Numër kontakti +355 68 2023699.

Raportimet e materialeve nëpër rrjete sociale, manuale si të veproni: Facebook, Instagram, Snapchat dhe TikTok.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Retaliatory pornography, personal photo / video postings, and threats: Where to go

Pornografia hakmarrëse, publikime fotosh/videosh personale dhe
Foto: Getty Images

In an Anabel Media Instagram poll - part of a collaboration with UN Women Albania on the campaign against violence against women - some 600 girls said yes, someone had offended them online and / or posted intimate videos on social media, a figure which is troubling, the more so that the phenomenon is much more prevalent than that.

Pornografia hakmarrëse, publikime fotosh/videosh personale dhe

Given this and the fact that nowadays, when everyone has a phone and a social network, one's security and privacy can be easily compromised. This article serves as a guide on how to act in such cases, when someone threatens to publish your personal information, photos and intimate videos, or when he publishes them.

We first clarify some important terms.

Pornografia hakmarrëse: Pornografi e hakmarrjes ndodh kur dikush tregon një fotografi ose video private seksual të personave të tjerë, pa pëlqimin e tyre dhe me qëllim që t'u shkaktojë shqetësime. Kemi të bëjmë me shkelje të ligjit nëse dikush publikon një foto/video me përmbajtje seksuale përmes rrjeteve soviale, emailit ose ndonjë formë tjetër komunikimi. Pornografi e hakmarrjes nuk është emri ligjor për këtë vepër, por është një term që përdoret dhe kuptohet zakonisht. Zakonisht i referohet një fotoje/videoje ku tregohen të gjitha ose një pjesë e organeve gjenitale ose zonës pubike të një personi të ekspozuar dhe/ose ka përmbajtje seksuale.

Abuzimi në internet: Abuzimi në internet është çdo sjellje abuzive që ndodh në internet. Nuk është një term ligjor dhe mund të përfshijë shumë lloje të ndryshme të sjelljes. Ekzistojnë shumë vepra penale të cilat mund të kryhen në internet dhe mund të raportohen në polici. Veprat e jashtëligjshme:

1. Kërcënimet për vrasje, dhunë ose publikim të të dhënave personale, përfshirë këtu foto dhe video;
2. Ngacmime me qëllim që t’ju shkaktojnë shqetësim;
3. Shantazhe;
4. Përndjekje;
5. Publikimi i të dhënave që lidhen me jetën tuaj personale dhe private, pa miratimin tuaj.

Nene të rëndësishme

Ndërhyrje të padrejta në jetën private: “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.” - Kodi Penal, Neni 121.

E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare: “Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.” - Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Neni 8.

Ku duhet të drejtoheni

Policia e Shtetit - Telefono në numrin 129 pa pagesë/ Denonco rastin në komisariatin më të afërt.

UN Women Albania –  Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, i njohur si UN Women, njësi e Kombeve të Bashkuara që punon për fuqizimin e grave – Numër kontakti +355 4 450-2555.

iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve dhe të rinjve në Internet – Numër kontakti 116 111.

HotLineAlbania.org – Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza – Numër kontakti 116 117.

Tlas.org.al – Shërbimi Ligjor Falas – Numër kontakti +355 4 2253113.

Reporting materials through social networks, manuals on how to do it: Facebook , Instagram , Snapchat and TikTok .