E shkuara është e pasur me protesta, një pjesë e mirë e të cilave kanë rezultuar të suksesshme bazuar në arritjet e asaj që synonin të bënin përmes revoltës. Historia ka treguar se protestat mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave nëse bëhen në formën e duhur, njerëzit janë të qartë në atë që kërkojnë dhe i bashkon të gjithë një qëllim- ndryshimi dhe një zgjedhje më e mirë!
Në listën më poshtë janë renditur disa nga protestat më të famshme të periudhave të ndryshme kohore, të cilat ja dolën të ndryshonin rrjedhën e historisë.
1. Protestat e George Floyd
Kjo protestë nisi në 26 maj të 2020 në Minneapolis pas vrasjes së George Floyd- një afro-amerikan i vrarë barbarisht nga një efektiv policie, që i bllokoi frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta duke i vendosur gjurin në qafë. Shumë shpejt, protestat morën nivel kombëtar dhe mijëra njerëz ju bashkuan revoltës kundër dhunës policore në më shumë se 50 shtete të SHBA-së. Deri në 3 qershor, protestat organizoheshin çdo natë, rezultati i të cilave çoi në 12 vdekje të tjera, plaçkitje, incidente dhe shpërndarjen e 20,000 trupave të Gardës Kombëtare në 24 shtete.
2. Marshimi për shkencën
Në ditën botërore të Tokës, (22 prill) të 2017-ës, rreth 100,000 njerëz marshuar në Washington, në një tubim jo partiak për të festuar arritjet e shkencës, dhe për të promovuar marrjen e vendimeve dhe politikave duke përdorur fakte shkencore- kryesisht në çështje që lidhen me ndryshimin e klimës dhe shëndetin publik. Për këtë protestë, njerëzit u frymëzuan edhe nga presidenti Trump, i cili më herët e kishte quajtur ndryshimin global të klimës një mashtrim, një cilësim i konsideruar shqetësues nga ana e shkencës. Shumë prej shkencëtarëve të pranishëm në protesta thanë se po marshojnë kundër trendit alarmues që është shfaqur mes politikanëve për të diskretituar studimet dhe kërkimet e tyre.
Marshimet për Shkencën u mbajtën në më shumë se 600 qytete në Ditën e Tokës dhe sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve shkoi deri në 1 milionë njerëz.
3. Marshimi i Grave
Më 21 janar të 2017-ës- një ditë pasi Donald Trump u shpall si presidenti i 45-të i Amerikës- më shumë se 470,000 njerëz marshuan në Washington, në mbështetje për të drejtat e grave dhe për të kundërshtuar deklaratat misogjeniste apo sjelljen e presidentit të ri asokohe.
Protesta kishte qëllim t'i dilte në mbrojtje dhe të mbështeste çështje të tilla si si aborti, diversiteti dhe mbrojtja e grave nga abuzimet.
Të veshura me rozë, me kapele në formë veshësh dhe pankarta me mesazhe të forta në duar, marshimi i të shtunës synoi t’i tregojë presidentit Trump që gratë dhe vajzat nuk do jenë të përjashtuara nga vendimarrja në vitet e ardhshme. Turmat në rrugët e Uashingtonit mblodhën fillimisht rreth 500, 000 veta dhe vazhduan më pas në metro dhe zona të tjera ku i bashkangjiteshin vazhdimisht vajza dhe gra të tjera.
Marshimi fitoi mbështetje ndërkombëtare, me më shumë se 600 marshime të tjera të planifikuara në SHBA dhe 81 vende të tjera tjera, ekzaktësisht në të njëjtën ditë. Sipas ekspertëve pjesëmarrja e lartë në këtë protestë e bëri "Marshimin e Grave" protestën më të madhe të organizuar brenda një ditë në historinë e Amerikës.
4. Reforma Protestante
Reformimi (i quajtur ndryshe Reformimi Protestant ose Reformimi Evropian) ishte një lëvizje brenda krishterimit perëndimor në Evropën e shekullit të 16-të që paraqiste një sfidë fetare dhe politike për Kishën Katolike Romake dhe autoritetin papal në veçanti. Megjithëse Reformimi zakonisht konsiderohet të ketë filluar me botimin e Tezave të Nëntëdhjetë e Pesë nga Martin Luther në 1517, nuk pati asnjë skizëm midis Kishës Katolike dhe Luterit në lindje deri në Ediktin e Worms 1521. Urdhri dënoi Luterin dhe zyrtarisht ndaloi qytetarët e Perandorisë së Shenjtë Romake të mbronin ose përhapnin idetë e tij.
5. Stuhia e kështjellës së Bastille
Kjo ngjarje, e ndodhur në 17 korrik të 1789-ës simbolizon sot gjithë Revolucionin Francez dhe në të vërtet shërbeu si një katalizator për rebelimin 10 vjeçar të njerëzve kundër fronit të asaj kohe. Atë ditë, një turmë parizienësh zbritën në kështjellën e Bastille duke i prerë kokën guvernatorit.
6. "Sheshi Tiananmen"
Rreth 1 milionë njerëz, shumica prej të cilëve studentë që kërkonin reforma demokratike, pushtuan në mënyrë paqësore sheshin Tiananmen të Beijing-ut për 7 javë me radhë kur ushtria kinezi nxori papritur tanket për t'i shpërndarë. Ndonëse numrat nuk janë të saktë, thuhet se me qindra protestues humbën jetën atë ditë, ngjarje e cila pasoi me kritika të ashpra ndërkombëtare.
7. Muri i Berlinit
Përçarja që kishte ndarë Berlinin perëndimor me atë lindor për plot 28-vjet mori fund 2 muaj pas protestave popullore në Gjermani. Presioni për të rrëzuar murin e famshëm sa vinte dhe rritej dhe në 1989, demostruesit ishin pika e fundit për qeverinë e Gjermanisë Lindore, e cila hapi portat më 9 nëntor.
8. Revolucioni Portokalli
Në fund të 2004-ës, mijëra njerëz mbushën sheshet kryesore të Kievit për të protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Demostruesit vazhduan për 12 ditë rresh mes dëborës dhe të ftohtit derisa u vendos një rivotim që do të ndryshonte rezultatet dhe do të vendoste kandidatin opozitar (ngjyrat e partisë së të cilit ishin portokalli), në krye.
9. Protestat për Luftën në Irak
Me miliona njerëz nga e gjithë bota u mblodhën për të protestuar kundër luftës në Irak. Turma më e madhe u bë në Londër bashkë me marshimet globale, ku të paktën 1 milion njerëz në shkurt të 2003-it u bënë bashkë në atë që besohet se është demostrata më e madhe ndonjëherë politike në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Përshtatur nga Live Science