
Ashtu siç njoftoi, kryeministri Rama ju drejtua shqiptarëve për të ndarë reagimin dhe qëndrimin e tij ndaj vrasjes së 25-vjeçarit që tronditi vendit.
Ndër të tjera ai u shpreh se pavarësisht të gjithave "arma ishte e shtetit dhe ndjesa i përket shtetit".
“Humbja e jetës së një djali nga tejkalimi ekstrem i forcës së një efektivi ishte një tragjedi për familjen dhe një lajm tronditës. Pamundësia për të qenë këtu pamundësoi mesazhin. Ngjarjet e dhunshme dje morën sebepin për t’u shpalosur me vulgaritetin.
Sapo kam zbritur në Tiranë isha në familjen të ndjerit, u preka pa masë nga pritja dhe urtësia e fjalëve të babait të Klodianit. Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri tani dhe pa asnjë lidhje, apo objekti të lidhur me policinë e shtetit, në të orë të vonë. Pavarësisht faktit se vrasja e njeriut është kryer thjesht dhe vetëm nga njeriu, arma ishte e shtetit, ndaj ndjesa i takon shtetit. Autori në duart e drejtësisë dhe do hetohet nga drejtësia. Akti i tij i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm. Nuk jemi ne por drejtësia që e ka barrën e fjalës së fundit.”- u shpreh ai.
Ndërkohë, në qendër të kryeqytetit vijojnë protestat për vrasjen e të riut. Protestuesit kanë nisur të ushtrojnë dhunë ndaj forcave dhe situata që prej nisjes së protestës duket e tensionuar.