George Clooney u shtrua në spital, pasi ra thuajse 12 kilogramë për filmin e tij të ardhshëm. “The Midnight Sky”.
59-vjeçari duhej të binte nga pesha për rolin e tij në film, si një astronom që i mbijeton një ngjarjeje apokaliptike, por kjo bëri që të shkonte me urgjencë në spital, nga dhimbjet e stomakut.
Problemi i tij u diagnostikua si “pankreatit” dhe ai kaloi disa javë për t’u rikuperuar.
Clooney u shpreh për Mirror UK:
“Po përpiqesha shumë të humbja peshë shpejt dhe ndoshta nuk po kujdesesha për veten.”
Ai shtoi:
“U deshën disa javë për t’u bërë më mirë, pasi edhe si regjisor, nuk është aq e lehtë kur ke nevojë për energji. Ne ishim jashtë në akullnajë në Finlandë, gjë që e vështirësoi dhe më shumë punën. Por, sigurisht, më ndihmoi me karakterin.”
Atij gjithashtu i duhej të mbante një mjekër të gjatë, të parregullt për rolin, gjë që Amal, gruaja e tij, nuk e pëlqen dhe aq shumë:
“Unë rrita një mjekër të madhe dhe të shëmtuar dhe djali e kishte shumë qejf sepse fshihte gjëra tek unë, që ndonjëherë i harroja. Pastaj thosha: ‘Oh, pa shiko! Paskam një lëpirëse këtu.’ Gjithsesi, gruaja dhe vajza u kënaqën kur e hoqa, sepse ishte e vështirë ta gjeje fytyrën time me gjithë atë rrëmujë.”
Amal dhe George Clooney janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella, 3 vjeç.
Burimi: Page Six, Mirror CO UK