Lëkura

Nga retinoli te niacinamidet: Përbërësit më të kërkuar në Google gjatë 2020-s

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2020

Nga retinoli te niacinamidet: Përbërësit më të

Në një vit pandemie si 2020, shumë njerëz e gjetën veten në Google për të kërkuar produkte dhe përbërës për kujdesin e lëkurës. Kërkimet për këto produkte patën një rritje në Google gjatë këtij viti dhe së fundmi, gjiganti teknologjik dhe motori ynë i preferuar i kërkimit, publikoi listën me përbërësit më trend të kujdesit të lëkurës gjatë 2020-s.

1. Retinol

Çfarë bën: Derivat i vitaminës A, parandalon pakësimin e kolagjenit, inkurajon qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon rrudhat.
Për ç’lloj lëkure: E sigurt për të gjitha llojet e lëkurës, por më së shumti për dikë që dëshiron të parandalojë shenjat e plakjes.
Si ta përdor: Përdorni një herë në ditë para gjumit, duke rritur dozat pasi të mësohet lëkura.
Informacion shtesë: Retinoli mund të jetë irritues dhe të shkaktojë skuqje dhe thatësi në fillim. Meqenëse rrit ndjeshmërinë ndaj diellit, përdorni SPF çdo ditë.

2. Acid Hialuronik

Çfarë bën: Hidraton, zbut dhe e bën lëkurën më të shëndetshme.
Për ç’lloj lëkure: Për të gjitha llojet e lëkurës, por veçanërisht për lëkurën e thatë që ka nevojë për hidratim të thellë.
Si ta përdor: Më shpesh gjendet në produktet që lihen në lëkurë. HA mund të përdoret dy herë në ditë, edhe në lëkurë të ndjeshme.
Informacion shtesë: Lëkura prodhon më pak HA natyral me moshën, gjë që kontribuon në shfaqjen e rrudhave.

3. Uji mishelar

Çfarë bën: Heq makeup-in, pastron dhe shërben si tonik.
Për ç’lloj lëkure: Për të gjitha.
Si ta përdor: Hiqni makeup-in dhe më pas pastroni lëkurën me larësin.
Informacion shtesë: Është një nga produktet e preferuara të vajzave franceze.

4. Acid laktik

Çfarë bën: Vret bakteret që shkaktojnë puçrra, zvogëlon rrudhat, rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon lëkurën të ruajë lagështirën.
Për ç’lloj lëkure: Lëkurat me tendencë akneike.
Si ta përdor: Mund ta përdorni çdo ditë në mbrëmje, por në varësi të tolerancës së lëkurës. Nëse lëkura acarohet, përdoreni më rrallë.
Informacion shtesë: Gjendet në shumë produkte si shtesë, ndaj ndonjëherë nuk është i nevojshëm si përbërës, por varet nga lëkura.

5. Acid glikolik

Çfarë bën: Minimizon poret, lufton puçrrat dhe shpejton qarkullimin e qelizave për një lëkurë më të freskët dhe më të pastër.
Për ç’lloj lëkure: Për të gjitha llojet e lëkurës, megjithëse lëkurat e ndjeshme dhe ato të thata duhet të përdorin formula me përqendrim 5%, maksimumi.
Si ta përdor: Vendoseni çdo ditë në përqendrime deri në 10% në serume, tonerë dhe larës.
Informacion shtesë: Mund të shkaktojë acarim në lëkurë të thatë ose të ndjeshme, ose djegie sipërfaqësore.

6. Niacinamide

Çfarë bën: Vlerësohet për përfitimet anti-inflamatore, qetësuese dhe ndriçuese.
Për ç’lloj lëkure: Të gjitha llojet e lëkurës; mund të ndihmojë në zvogëlimin e prodhimit të sebumit në lëkurën e yndyrshme, të mbajë lagështirën në lëkurën e thatë dhe të nxisë prodhimin e ceramideve për të riparuar lëkurën e prekur nga rosacea ose ekzema.
Si ta përdor: Zakonisht gjendjet në produkte të lehta si serume dhe kremra dhe përdoret më mirë dy herë në ditë.
Informacion shtesë: Mënyra se si niacinamidet punojnë në lëkurë nuk është kuptuar plotësisht, por disa studime kanë treguar përfitime klinike të kujdesit për lëkurën.

Për më shumë informacon për “fjalorthin e kujdesit të lëkurës” mund të klikoni këtu.

MOS I HUMBISNI