Lëkura

20 këshilla të shpejta për fytyrë pa akne, sugjeruar nga dermatologë

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2020

20 këshilla të shpejta për fytyrë pa akne, sugjeruar nga

Dr. Melissa Levin, një dermatologe e vendosur në New York, jep 20 këshilla kundër akneve, miratuar nga mjekë, për revistën Seventeen:

1. Gjithmonë lajeni fytyrën para se të flini.

2. Mos harroni asnjëherë kremin hidratues.

3. Lani/ndërroni shpesh maskën. Pambuku është materiali më i mirë.

4. Shpëlani mirë fytyrën, për të hequr gjithë larësin.

5. Tregohuni delikatë me lëkurën: Për shembull, mos e fërkoni shumë fort scrub-in në fytyrë.

6. Bëni një shkumë të vogël në duar me larësin, përpara se ta aplikoni në fytyrë: Kjo aktivizon përbërësist kundër akneve.

7. Mos harroni të pastroni telefonin gjithashtu.

8. Mos e prek shpesh fytyrën.

9. Eksfolioje fytyrën rregullisht.

10. Mos e laj fytyën kurrë më shumë seç duhet: Dy herë në ditë mjafton.

11. Përpara se të aplikoni një scrub, duhet të keni fytyrë të larë dhe të pastruar mirë.

12. Ndërroni shpesh këllëfët e jastëkut me të cilin flini.

13. Kujdes me baluket: Yndyra, spray flokësh etj, mund të jenë duke ju shkaktuar akne në ballë.

14. Provoni zgjidhjen me 3 hapa: Nëse keni puçrra, dermatologët rekomandojnë ta luftoni atë me një regjim tre-hapësh: një larës me acid salicilik, një trajtim në vendet ku keni akne me peroksid benzoyl dhe një krem hidratues të përditshëm.

15. Kontrolloni rutinën tuaj: Shumë produkte nuk do të thotë se po bëni diçka të mirë!

16. E RËNDËSISHME: MOS I NGACMONI AKNET ME DUAR!

17. Lani shpesh furçat e makeup-it.

18. Nëse filloni një trajtim a rutinë, tregoni qëndrueshmëri.

19. Flini mirë!

20. Aplikoni krem dielli (Po, edhe në dimër, edhe në ambiente të mbyllura)

Për çdo shqetësim, që ju e mendoni serioz dhe të gjatë në kohë, kontaktoni mjekun dermatolog.

Artikuj të rekomanduar:

 

MOS I HUMBISNI