Relationships

Sikur të kisha kurajo

Letra 1
Sikur te kisha kurajo do t'i tregoja tim eti se sa shume me ka lenduar veren e kaluar. Me la ne duart e nenen qe ne moshen dy vjecare dhe u nis ne emigrim. U kthye pas 7 vitesh dhe qendroi per gati nje vite me ne. U largua perseri, pasi kishte bere divorcin me mamin me pretekst berjen e letrave. Keshtu do mund te na merte e ne te dyja. Ne fakt ishte nje iluzion. Edhe sot e kesaj dite qe jam maxhorene gjendem ne shqiperi me mamane time. Jetojme te dyja. Ajo punon ndersa un vazhdoj shkollen. Gjithsesi.. dua te them se im ate kishte nje femije ne shtetin ku rrinte dhe pasi u largua nga ne u martua me ate grua te huaj. I shkeputi lidhjet x dy vjet me ne. Nuk u degjuam asnjehere. Dija vetem se jetonte, dhe tashme me dy femije, dy djem. U lidha me te vetem fale guximit tim per tu perbAllur virtualisht me partneren e tij. Veren e kaluar erdhi ne shq x pushime me familjen. U takuam ne bregdet. Ishim ulur ne nje bar.  Aty me terheq vemendjen e me thote butesisht: -Mos me therrit "Babi!" ne sy te se kuptojne dhe nuk duhet ta marrin vesh se jane te vegjel. Sikur te mund tia kisha perplasur ne fytyre dhimbjen qe pushtoi zemren ne ato momente. Sikur ta kisha ngritur zerin e te mos heshtja. A harroi ai baba i mire per djemt e tij se vajza qe po ndalonte ta therriste baba ishte vetem 12 vjec kur mori vesh per divorcin e prinderve te saj, per martesen e babait me nje tjt, pet ekzistencen e nje femije tjt. A mendojne keta prinder njesoj x femijet e tyre?! Mesa duket jo. Sa me ka munguar dashuria e tij, prania e tij ne castet e lumtura e te dhimbshme te jetes. Sikur te kisha folur me ore te tera me te per femijerine e vetmuar qe me beri te kaloj, per syte e mbushur me trishtim sa here degjoja "daddys little girl" apo shihja shoqet me 'mbreterit' e tyre. Une e dua, sepse dashuria x prinderin nuk ka fund..por do kisha dashur shume te kisha guxuar, te kisha patur kurajo te "bertisja" te vertetat e zemres e te cliroja dhimbjen e bartur prej vitesh.. Anonim.

Letra 2
te lutem postoje anabel..jo se do ndryshoj gje nga jeta ime por dua t di komentet .... Jam nje vajz nga dr...para 4 vjetesh jam martuar me personin qe doja shummm dhe e dua.....para ca muajsh njoha nje djal ne fb..kemi folur gjat me te.ishte shum djal i mir vertete i edukar shum xhentil gje qw m pelqen shum tek meshkujt kjo.me kerkonte shpesh qe te ndahesga nga bashkshorti e te ikja te martohesha me te..edhe tani kur flasim ndonjeher ne tel me thot ..ndahu nga ai eja jetojm bashk te lumtur .do te mbaj si princesh.....un e dua bashkshortin tim kam 12 vjet me té, nga keto 4 vjet martuar..cti bej qe e dua, bashkshorti me trajton mir mi ploteson te gjitha por dhe ai djali esht shum mir....skam kurajo ti them bashkshortit qe dua nje tjeter se e di qe do me vrasi me duart e tij  ju pershendes fansat e anabelit!

Letra 3
Nuk kam kurajo t'ua perplas prinderve ne fytyre: Ah sikur te kisha pasur me shume kurajo moj anabel jeta ime do kishte marre nje tjeter rruge por tashme nuk ka me kthim pas.Para 6 vjeteve une dashurova per here te pare nje djale te mrekullueshem qe me bente te ndihesha perfekte ne cdo aspekt,por meqe ai i perkiste nje shtrese te mesme prinderit e mi beren gjithcka qe te me ndanin nga ai dhe ia arriten qellimit.Mua nuk me interesonte aspak kjo gje sepse ai djale ishte gjithcka per mua ishte vete jeta ime por hajde tia thoje prinderve te mi kete gje.Sikur te kisha kurajo per tiu kundervene prinderve te mi,sikur te kisha kurajo per tia mbathur me djalin qe une doja por jo une nuk munda nuk e mora dot guximin te ikja me te edhe pse ai ma kerkoi me mijera here.Nejse pa u zgjatur me teper prinderit e mi arriten te me martonin me nje djale tjeter qe si pas tyre ai ishte djali me i mire qe mund te ekzistonte edhe pse une e di qe nuk eshte keshtu.Qe diten kur une u martova thashe ok ky ishte fati im dhe qe nga ajo dite e deri me sot une nuk kam pasur asnje kontakt me djalin qe doja sepse doja te isha besnike ndaj burrit tim dhe ne fakt une i urrej shume ata njerez qe tradhtojne partneret e tyre.Pas nje fare kohe u martua edhe djali qe une doja dhe thashe tani gjithcka eshte ne rregull por jo burri me te cilin u martova dashuron nje tjeter vajze.Nderkohe qe une mundohesha ti qendroja besnike burrit tim ai kushedi sa here me ka tradhetuar.Ja pra ky ishte ai burri i mire qe me dhane mua prinderit e mi.Sa do doja tia perplasja ne fytyre kete gje por jo perseri nuk kam kurajo.Mendoja se djali qe une dashuroja me kishte harruar por pak dite me pare nje kusherira ime me thote se ai eshte bere babai i nje vajze dhe vajzes se tij i ka vene emrin tim ashtu sic me kishte premtuar.Sot nuk e di ne kam mundur ta harroj ate djale nuk e di ndoshta e dua akoma ndoshta jo.Gjithsesi keshtu ishte e shkruajtur dhe kot nuk thone TE TJERE DUAM,TE TJERE NA DUAN DHE ME TE TJERE PERFUNDOJME.Une kurre nuk kam patur kurajo dhe as qe nuk do kem ndonjehere dhe ju anabelista hajde filloni te shani tani ashtu sic beni gjithmone naten ZH dhe anonim e di vet ti.

Letra 4
Te lutem, te lutem ma posto kete leter! Nuk kam kurajo ti tregoj mikut tim me te mire qe jam e dashuruar me te prej 11 vjetesh! Nuk kam kurajo, nuk dua qe ai ta di qe para nje dekade kur ishim ne nje klase ne fakultet, une rrija duke admiruar formen e kokes se tij nga banka e fundit...nuk dua qe ai ta di qe kur e ka telefonij te fikur me ndalon zemra, jo se xhelozoj apo dua te di ku eshte, por dua te di qe eshte mire dhe kam frike vetem nga mendimi qe mund ti ndodh nje e keqe. Nuk dua qe ai ta di se e adhuroj kur hedh ujin ne gote dhe pastaj prape gllenjken e pare e pi nga shishja, e ben gjithmone e ndoshta as ai nuk e di qe e ka kete huq. Nuk dua qe ai ta di sa keq u ndjeva kur i shkruajta te dashures se tij nje kartoline sepse ai mendoj se une di te shkruaj me ndjenje. A e di e dashura e tij se ato fjale qe mendon se ja dedikoi i dashuri, ne fakt jane ato qe ndjej une per te dashurin e saj? Tmerrohem qe nje dite ai do martohet, do krijoje familje dhe nuk do jem une ajo qe do e bej baba por te pakten jam me fat qe nuk ka ndodhur akoma...por nese ndodh me siguri do zhdukem diku larg...ose jo, nuk guxoj ta le vetem, do rri aty te vuaj ne heshtje sic kam bere 11 vjet me rradhe dhe do kujdesem prape per te e familjen e tij. Nuk kam kurajo ti them atij se edhe pse mbush 30 vjece kete vit, nuk kam patur asnje lidhje vetem per shkak te tij. Ai ben shaka me mua dhe me quan murgeshe. Nuk dua qe ai ta di as qe jam une qe pagova sekretaren e nje firme qe te conte vetem cv-n e tij per ate punen qe ai e donte aq shume vetem se doja ta shihja te lumtur. Nuk e harroj si me perqafoi kur e fitoi punen. Keto jane kenaqesite e mia te fshehta. Eshte miku im me i mire dhe preferoj te sakrifikoj dashurine sesa te humb miqesine e tij por thelle thelle po e shkruaj kete leter me shpresen se ai e lexon dhe e kupton nga detajet se jam une, e pastaj do detyrohem tja pranoj dhe si neper filma ai do me thoje qe me ka dashur dhe ai gjate kesaj kohe...por, ne frikacaket vetem endrra kemi.

Letra 5
AH SIKUR TE KISHA GUXIM TE GODISJA MU NE ZEMER O BABAI IM data 14/07/2011 ka qen kur i hapa varrin vetes ne dhimbje, lot, shkaterrim qe nuk mbrojta papjekurin time. Cte bera qe me martove! isha femi . a je i lumtur qe qaj jeten ma ke nxi ne dhe te gjall me ke be me hy ah baba me mua e gjete ta beje kete gaf. .  Ah moj Anabel me martoj kur isha 17 vjece me nje 51 vjecar, qe vdeksha me mir jetoj me kercenim tani, qe po u ndava nga ky do me vras, cte bej se nuk kam forc me te luftoj. vetem Vdekja me ndihmon mua po as vdekja spo me mer  Dua ti them babit. a nuk tu plas zemra kur me pe ne kete vend te shkret? A i trembesh zotit qe esht ne qell? Un jam e bindur qe ekziston zoti, ndaj duroj.  Jetoj per gjejen me te shtrejt ne kete bote DJALIN TIM. por te jesh i bindur qe 1 dit do te me gjesh shtrir ne dhomen tende me nje plumb ne kok e me nje leter "TI ME LIGSIRAT E TUA ME VRAVE" nese nuk VJEN TE ME KERKOSH FALJE DERISA TE MBUSH 22 VJECE. se me nuk duroj jam mbush, e mos harro qe ditelindjen e kam me 24/08 , . .  faleminderit qe me jep mundsin ta shfry pak nga inati qe kam ne zemer Zh. ANONIM te lutem!

Letra 6
anabel te lutemmmmmmmmmmm postojeeeeeeee Nk kam kurajo te nderpres fejesen time .Kam 1 vit qe jam fejuar.Ai eshte shum i dhunshem nk mund te flas kur debatoime sepse me kercet shuplaka si pa te keq pastaj mir se shuplaka por ka arrit aty sa me ka qelluar me rrip madje nje nat me uli pertok e filloi te me qellonte grushta kokes veq se nk mund tia plotesoja nje teke.Arsyeja pse un vazhdoi eshte familja.Jetojm ne nje vend plot paragjykime.Nuk dua qe ata te turperohen per fajin tim.Te lutem anabel postoje. P.S anonim te lutem e di vet ti.

Letra 7
Te lutem postoje kete leter!  Sikur te kisha kuroja te tregoja qe prej.me shume se 3 vitesh jam e dashuruar me shokun tim te ngushte.Sikur te kisha kuroja qe ti thoja e ti bertisja me te madhe qe e dua me gjithe zemren time e ai nk e ka kuptuar asnjehere dhe nk do ta kuptoje. Kjo sepse ai aanjehere nk do te me shohe me sh se shoqja e tij . Ose delja e tij sic mw therret ndryshe (me therret dele sepse i kam floket kacurrela) .Do doja te kisha kurajon qe ti thoja se sa u shkaterrova kur ai u lidh( perseri) me vajzen qe ai donte, qe ne fakt eshte shoqja ime.E un vdisja nga pak kur ai fliste per te,me tregonte sesa e donte dhe sesi i shkelqenin syte per te..e un thjesht vdisja sepse ai kurre nk ka per te me dshur ashtu ... Edhe sot qe jane ndare arrij ta kuptoj qe vazhdon ta doje..  Ndoshta nje dite do te mund tia them , dhe kur ta bej atehere cdo gje do te ndryshoje..  Flm anabel dhe komentuesit zemerbardhe!  

Letra 8
Nese do mund te kisha guxim, do i coja dikujt kete mesazh. Kam frike te te dua me shume se kaq dhe te them se je mrekullia. Kam frike te them fraza klishe te tipit "Do i rezistoj syve te tij" se e di qe do kem nje ndergjegje qe do vrase fort.  Ama mua me tmerron gjithe kjo qe ndjej, sidomos kur nuk kam asnje perqindje sigurie te dij se cfare fshihet pas atyre dy syve blu qe une i dashuroj. Po o A, une kam rene ne dashuri me ty dhe te njoh kaq pak. Ama edhe po te te njihja ca me shume do te te doja po njesoj, ose edhe ca me shume. Po a nuk eshte patetike gjithe kjo? Une qe mpihem nga emocionet kur ti je aty dhe me duhet te kepus petalet e dhjete margaritareve qe te vendos nese duhet te kthej shikimin e te shtirem se ti je gjeja me normale ne univers, kur ne fakt nuk eshte ashtu sepse ti je epiqendra mes nje mije syve qe ndodhen aty. Une shkelqej kur ti kthehesh, me luan syrin edhe shkoj ne koma me shpejtesine e drites. Une e ndjej zenren te dale nga kafazi kur ti me ledhaton doren apo kur ashtu pa te keq kthehesh dhe me shikon embel.  Po ti a ia ke idene se cfare une fsheh pas gjithe shikimit tim te cilit i ve ne sherbim nje Anktartide te tere per ta bere te duket ca i akullt dhe indiferent dhe pastaj i ndjej akujt te shkrihen kur te kam ty perballe meje dhe asgje nuk eshte me e rendesishme per mua aty.  Pyes veten nese je dashuruar ndonjehere nga ndonje femer ne kete menyre?! Kjo me frikeson per vdekje. Me frikeson nese mund te kete patur ndonje te shkuar qe te ka dashur po njesoj dhe ti mund te mbetesh ende viktime e ca kujtimeve. Se ne do ta dish, edhe pse nuk ndjehem asnjehere mjaftueshem per ty, une shpresoj dhe ne ndonje moment shkelqimi besoj se une mund te jem ajo, se per ty dal jashte kornizave e nje mikeje pune, e nje vajze nje meter e pesedhjete me floke e sy te zinj. Po, une shpresoj se pas gjithe shikimeve, shkeljeve te syrit, prekjeve te duarve, buzeqeshjeve, ka ca fjale qe presin te thuhen vetem nese une me nje klik do te jepja aprovimin.  Po une nuk mund te te them se kam rene ne dashuri me ty, edhe pse ia kam uleritur Zotit dhe nje qielli te tere ate qe ti je per mua.

Letra 9
Mbrema anabel! Po te kisha kurajo do i thosha te fejuarit qe nuk mundem me..me ty..do ti thoja qe me ke lodhur o njeri..me ke ulur me ke poshteruar dhe e di me ke tradhtuar..do te thoja qe kur mora vesh tradhtin tende bota ime u shua..ti nuk ishe me princi ime nuk ishe i bukuri ime jo ..ishe i neveritshem i percmueshem..o zot sa me ke bere te qaj te vuaj..sa kur i mendoj tani qesh.. Dhe prap une jam me ty se nuk kam kurajo te ndahem se nuk dua te tregohem e pacip se e di do me shajn njerzit e tu..sot nuk kam kurajo qe te them qe po flas me dike tjeter qe ai me premton boten per mua..por nuk kam kurajo qe te iki me ate se kam frike..keto kohe e ndjej se jemi larguar sti kam then por sa here te puth qaj se nuk e di ku do perfundojm ;( Sepse ti prishe gjithshka sepse per ty une isha nje hap i gabuar..anonim..

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb