Në TikTok, kohët e fundit, po qarkullon një recetë farë e thjeshte me Oreo.
Ka vetëm 5 përbërës dhe mund ta bëni edhe nëse të gatuarit s’është pika juaj e fortë.
Sa kalori ka? Epo, ca gjëra është më mirë të mos i dimë.
Ajo çfarë duhet të dini për momentin është si ta përgatisni:
- Vendosni një shtresë me biskota Oreo në një tavë.
- Hidhni rreth 0.4 litër qumësht të kondensuar mbi biskota dhe mbi këtë sipërfaqe, hidhni reth 230 gram shllak/krem ëmbëlsire.
- Përsipër, vendosni pluhur çokollate/kakaoje të ëmbël, duke mbuluar gjithë sipërfaqen.
- Prini rreth 12 feta të holla e të vogla gjalpi dhe vendosini mbi ëmbëlsirë.
- Piqeni në 350ºF për 45 minuta.
Përdorues të TikTok sugjerojnë ta shoqëroni me akullore, nëse aq sheqer s’ju mjafton.
Për më qartë, shihni vetë TikToker-sat, teksa e përgatisin:
@laydeeerivers Dumpcake: Oreos, condensed milk, cool whip, chocolate cake mix, ( I layer the cake mix with the butter) and butter...enjoy ##dumpcake ##oreos ##dessert
? Snacks - Rikiah Star
Artikuj të rekomanduar:
Burimi: Pop Sugar