Health

A është konfuzioni shenjë e Covid? Ja ç’thonë ekspertët

A është konfuzioni shenjë e Covid? Ja ç’thonë

Konfuzioni mund të jetë një shenjë e Covid, sipas studimeve të fundit.

Një studim i JAMA Network Open, botuar më 19 nëntor, zbuloi se 28% e pacientëve më të vjetër në moshë të infektuar me Covid-19 në shtatë departamente të urgjencës amerikane, ishin në një gjendje të hutuar mendore.

Kur ekipi hulumtues në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts analizoi të dhënat e 817 pacientëve me Covid-19 të moshës 65 vjeç e lart, konfuzioni – i njohur edhe si delir - ishte simptoma e gjashtë më e zakonshme dhe ishte një simptomë kryesore në 16% të pacientëve. Gjithashtu, 37% e pacientëve me këtë simptomë nuk kishin asnjë nga simptomat më tipike të Covid-19, të tilla si temperaturë ose probleme me frymëmarrjen.

Një tjetër studim i mëparshëm mbi Covid-19, botuar në New England Journal of Medicine, mbështet lidhjen mes Covid dhe konfuzionit.

Konfuzioni është një simptomë që i bën njerëzit të ndihen sikur nuk mendojnë qartë, ndihen të çorientuar dhe e kanë të vështirë të përqëndrohen ose të marrin vendime. Konfuzionit i referohen gjithashtu si çorientim. Në gjendjen më ekstreme, quhet delir/përçartje.

Konfuzioni si simptomë Covid-19 duket se godet më shpesh të moshuarit dhe kjo nuk ka ardhur si befasi për ekspertët, pasi edhe në epidemitë e mëparshme janë vënë re simptomat neurologjike, për shkak të karakteristikave të përbashkëta të viruseve.

Burimet: Health, Healthline, WebMD

REELS

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Is confusion a sign of Covid? Here is what the experts say

A është konfuzioni shenjë e Covid? Ja ç’thonë

Confusion may be a sign of Covid, according to recent studies.

A JAMA Network Open study, published Nov. 19, found that 28% of older, Covid-19-infected patients in seven U.S. emergency departments were in a confused state of mind.

When the research team at Massachusetts General Hospital analyzed data from 817 patients with Covid-19 aged 65 and over, confusion - also known as delirium - was the sixth most common symptom and was a major symptom in 16% of patients. patients. Also, 37% of patients with this symptom did not have any of the more typical symptoms of Covid-19, such as fever or breathing problems.

Another previous study on Covid-19, published in the New England Journal of Medicine, supports the link between Covid and confusion.

Confusion is a symptom that makes people feel as if they do not think clearly, feel disoriented and find it difficult to concentrate or make decisions. Confusion is also referred to as disorientation. In the most extreme state, it is called delirium.

Confusion as a symptom Covid-19 seems to hit the elderly more often and this has not come as a surprise to experts, as even in previous epidemics neurological symptoms have been observed, due to the common characteristics of viruses.

Sources: Health, Healthline, WebMD

----news/54060/a-eshte-konfuzioni-shenje-e-covid-ja-c-thone-eksperet