Fashion & Beauty

Bashkë me dimrin vjen dhe acarimi i lëkurës: 4 këshilla për duar të buta bebi

Bashkë me dimrin vjen dhe acarimi i lëkurës: 4 këshilla

Nodnjëherë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe kujdesit të lëkurës dhe harrojmë edhe pjesë të tjera delikate të trupit, si duart. Hidratimi i tyre është po aq i rëndësishëm sa i fytyrës, sidomos në dimër, kur ulja e temperaturave, krijon ndjesinë e “duarve të thata”, duke çuar në acarim dhe skuqje të pjesës së sipërme të duarve.

Më poshtë gjeni 4 këshilla për kujdesin ndaj duarve, në dimër dhe në çdo stinë tjetër të vitit:

Mos lani duart me ujë shumë të nxehtë

Michale Hendrix, dermatologe, thotë se kur lani duart, s’duhet të shqetësoheni shumë për temperaturën e ujit, përsa kohë që është i pastër. Sidoqoftë, duhet thënë se uji shumë i nxehtë mund të heqë “lagështirën” ose hidratimin natyral të duarve tuaja, por uji i vakët mbetet një zgjedhje më e mirë.

E rëndësishme është gjithashtu t’i thani mirë duart pasi t’i lani. Sipas CDC: “Mikorbet përhapen më lehtë kur duart janë të lagura".

Zgjidhni një dezinfektant të butë

Dezinfektantët e duarve, sidomos kohët e fundit, janë shumë të rëndësishëm për të gjithë ne. Sidoqoftë, përmbajtja e tyre e lartë e alkoolit (ata duhet të jenë të paktën 60 përqind alkool për të qenë efektivë) është një nga elementët që ndikojnë jashtëzakonisht shumë në “tharjen e lëkurës”.

Për fat të mirë, rritja e popullaritetit të dezinfektantëve, do të thotë se ka shumë më tepër mundësi për të zgjedhur opsionin më të mirë për lëkurën tuaj.

Përdorni dezinfektantët me ekstrakte qetësuese, aloe vera, kamomil etj.

Ashtu si me sapunin, edhe këtu duhet t’i fërkoni duart derisa xheli të thahet plotësisht.

Ri-aplikoni krem hidratues sa herë që lani duart

Sapunët dhe dezinfektantët "zhveshin shtresën e jashtme të lëkurës nga vajrat e saj natyrorë", thotë Dana Stern, dermatologe e specializuar në shëndetin e duarve.

Prandaj, hidratimi i duarve është i rëndësishëm. Kjo këshillë është edhe më e vlefshme gjatë dimrit.

Mos harroni kutikulat

Larja e duarve mund të dëmtojë kutikulat, pjesën mbrojtëse të thonjve tuaj.

Kjo mund të çojë në infeksione të dhimbshme bakteriale, skuqje dhe enjtje. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet t’i prisni kurrë kutikulat tuaja, apo t’i shkulni me forcë, por përkundrazi, t'i mbani të shëndetshme duke i shtyrë në dush, kur lëkura është e butë dhe pastaj duke të aplikoni një krem.

Burimi: Women’s Health

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Winter comes with skin irritation: 4 tips for soft baby hands

Bashkë me dimrin vjen dhe acarimi i lëkurës: 4 këshilla

Sometimes we pay too much attention to skin care and forget about other delicate parts of the body, such as the hands. Their hydration is as important as any other part of the body, especially in winter, when lowering temperatures, creates the feeling of "dry hands", leading to irritation and redness of the upper hands.

Below are 4 tips for hand care, in winter and in any other season of the year:

Do not wash your hands with very hot water

Michale Hendrix, dermatologist, says that when you wash your hands, you do not have to worry too much about the temperature of the water, as long as it is clean. However, it must be said that very hot water can remove the "moisture" or natural hydration of your hands, but lukewarm water remains a better choice.

It is also important to dry your hands well after washing them. According to the CDC: "Germs spread more easily when hands are wet."

Choose a mild disinfectant

Hand disinfectants, especially recently, are very important to all of us. However, their high alcohol content (they must be at least 60 percent alcohol to be effective) is one of the elements that greatly affects the "drying of the skin".

Fortunately, the increasing popularity of disinfectants means that there are many more options to choose the best option for your skin.

Use disinfectants with soothing extracts, aloe vera, chamomile, etc.

As with soap, you need to rub your hands until the gel is completely dry.

Re-apply moisturizer every time you wash your hands

Soaps and disinfectants "strip the outer layer of the skin of its natural oils," says Dana Stern, a dermatologist who specializes in hand health.

Therefore, hand hydration is important. This advice is even more valuable during the winter.

Remember the cuticles

Hand washing can damage the cuticles, the protective part of your nails.

This can lead to painful bacterial infections, redness and swelling. This is why you should never cut your cuticles, or forcefully pull them out, but instead, keep them healthy by pushing them into the shower when the skin is soft and then applying a cream.

Source: Women's Health