Relationships

Të tradhëtosh është njerëzore, të falësh është hyjnore

Letra 1
Mirmbrema anabel,kam dashur dhe her te tjera te shkruaj kte historin time po gjthm kam nguruar ,ama sonte eshte nata e duhur sepse i permbahet totalisht temes dhe do doja te lexoja si do e komentojn te tjeret vendimin qe un kam marr.Un jam e martuar nga nje lidhje ne largsi qe ka zgjatur 2 vite e pak dhe me fejesen time isha me e lumtura e botes duke menduar se cdo gje ishte ok si gjthm.edhe pse lidhje ne largesi ju them qe ka qene thjesht largesi fizike sepse ne jemi degjuar absolutisht cdo dit ne tel me ore te tera ne skype po ashtu nejse,pas fejeses beme celebrimin sepse duhet te ikja jashteshtetit tek ai qe me ne fund te ishim bashk dhe kshu ndodhi,ama un ne shtepin e tij nuk gjeta te dashurin tim gjeta 1 djale qe nuk me tregonte lumturi qe un ndodhesha pran tij dhe ket gje e shfajsonte duke then kam jetuar vetem gjthm tani sesi me duket te vij me heret ne shtepi,te me kerkoj gruaja llogari etj dhe bllokohem jo se nuk te dua.svonoi shum dhe ngela shtatezen,dicka e paplanifikuar ai e mori me shum frike,jam i ri thoshte edhe pse 8 vite me i madh se un nuk thoshte je e vogel po jam i vogel,fmija do prgjsi etj kshu mkaluan muajt e pare te shtatezanis.nuk pashe 1her lumturi ato dite kur praktikisht jan ditet me te lumtura te 1 femre.shyqyr zotit isha shtatzania shkonte shum mir pervec stresit e lotve te mi.tgjithe me komplimentonin sa mir ke ruajtuar akoma ato linja ke vetem barkun e bukur ndersa ne syte e tim shoqi me dukej se shikohej nje foke dicka jo e bukur kurr sme pa me embelsi tme thosh sa bukur barku etj.super kurohesha gjith kohen vetem tisha e bukur per te por prap aagje.Mardhenie intime pak e aspak kishim sepse burri im bllokohej nga prania e bebit ama vetem kjo nuk ishte,ai bllokohej nga prania e 1 zheleje qe kishte per dashnore,imagjinojeni un ne vend te huaj,larg familjareve,larg miqve vendit tgjitha kto per te qene afer tij dhe shtatezen zbuloj dashnoren e burrit dhe bej tgjitha lidhjet i laja hekurosja rrobat e beja gati te thuash per te shkuar tek ajo transvestitja(sepse si burr i lyer pa pik klasi ishte)e un qe qaja ne shtepi e prisja zgjuar der n2 tnates sepse sipas tij ishte me shok.kurre nuk do e harroj 1 nate qe isha 8 muajshe dhe ishte e vetmja her qe kisha pak dhimbje barku dhe kur e telefonova me tha po vi dhe nuk erdhi sepse do rrinte me ate tjetren qe kish dhe burr.nejseee me sms ne cel i them kshu kshu ske turp si ma ben mua kte gje dhe per cfare per nje te tille qe skrahasohet aspak me mua etj dhe me paturpsin me tmadhe jo vetem e mohoi por as sot e ksaj dite nuk e ka pranuar asnjeher.nejse erdhi ne jet krijesa me e embel e botes bebi im(jon).ditt e para skishte ndonje ndryshim tmadh te situates deri ne momentin qe bebi u be 1 mujsh a e mori vesh ajo apo e ka len ky asnjeher nuk e mora vesh.un ne heshtje e fala burrin tim,e fala sepse nuk mendova si grua por si nene,mendova pse femiu im mos tket baba?pse te denohet per 1 kaprico mashkullore?dhe kshu rezultoi,shtatzania mbaroi trupi im ishte si me perpara,ne shtepi ishte dhe nje mrekulli qe ste linte te largoheshe nga ai sepse te terhiqte si magnet dhe burri im na u perkushtua totalisht neve.qe pas lindjes se bebit nuk ka dal asnje nat me "shok"eshte gjthm me ne dhe i lumtur.nuk i vjen turp me qe nuk eshte ai cuni qe vishej e perdridhej e dilte klubeve por e pranon me kenaqesi qe kjo eshte lumturi te kesh familjen tende dhe jo te seleksionosh dashnoret.un i jam betuar qe vetem 1 her tjeter te marr vesh dicka te tille nuk ja fal as per hater te femis,un mendova 1 her per bebin nqs ti sdo te mendosh per te nuk ke pse rri me ne aspak.tani qe shoh qe shkrihen ne krahet e njeri-tjetrit me mir qe kam vepruar kshu edhe pse krenarin time e gelltita ama e gelltita per shpirtin tim te vogel.flm qe e lexuat dhe flm dhe per gjith komentet(nqs publikohet)

Letra 2
Pershendetje! Marr shkak nga tema e sotme per te treguar historine time. Jam nje vajze e dashuruar cmendurisht, aq sa kam falur tradhetine. Di te them qe eshte gjeja me e veshtire qe kam bere deri me sot. Kisha 1 vit lidhje me te dashurin tim, shkonim shume mire, takoheshim perdite e smerziteshim kurre me njeri tjetrin, derisa nje dite ai u ritakua me ish te dashuren e tij prej 4vjetesh. Pa u zgjatur shume, e kuptova. Tel tij srrinte me mbi tavoline dhe nje mbremje te bukur kur ai supozohej te ishte ne shtepi tel I tij u fik. Ma ndjeu zemra dhe me filluan ankthet. Do thoni ju cndodhi?? E kapa me tjetren. Mu fshine te gjitha kujtimet e bukra ne nje fraksion sek. Mu shemb bota. U hutova. Mu erren syte. Ika dhe sfola me te per nje kohe relativisht te gjate megjithse telefonatat e sms e tij skishin fund. Vura re se megjithse kishte kaluar shume kohe, ndjeja per te dhe se harroja dot. E kisha thjesht te pamundur. Nje dite I dhashe mundesine te takoheshim. Kur hipa ne makine e urreja dhe e doja njekohesisht. Mbaj mend vetem qe e kam ofenduar aq shume sa edhe vet nuk isha ne dijeni qe I dija aq fjale te pista. Rrinte pa folur. Derisa zbriti nga makina, u ul ne gjunje te dera e pasagjerit dhe me puthte duart duke me kerkuar falje. Ne takimin tjeter e fala. Jo se e pashe ne ate gjendje, por zemra ma justifikoi gabimin e tij si nostalgji te kohes se kaluar me ate tjetren, ndaj e falja. Se kuptova qe ai e kishte mundesine dhe te rikthehej me ate tjetren por se beri, me zgjodhi mua. Ndaj e fala. Ka kaluar vite nga kjo histori megjithse jam e sigurt qe nga mendja ime sdo dale kurre. U desh vite per te rikrijuar besimin por ai me ndihmoi shume. Sot jemi te martuar. Kemi krijuar jeten diku larg Shqiperise dhe jam shume e lumtur qe e kam ne krah. ps. Nuk kam shkruar shume info te detajuar rreth situates sepse nuk kam deshire ti rikthehem atij viti. Shpresoj ta publikosh.

Letra 3
Mirmbrema! Ju shkruaj per here te pare i shtyre nga tema e sotme. Ne korrik behen 10 vjet qe jam i martuar. Jam martuar kur isha 22 vjec, sa mbarova universitetin dhe i kishim 3 vjet lidhje, dmth kemi gjithsej 13 vjet bashke. Ne 13 vjet njeriun nuk ndan vetem ndjenjen e dashurise pasionante, por zbulon edhe dhembshurine per gruan si njeri. E njoha ate kur ishte adoleshente, bashke u shkolluam, u rritem, bashke ndertuam shtepi, jete, kaluam vuajtje e gezime, e pashe te piqej, te behej grua, te behej nene, e pashe te mundur nga jete, e pashe edhe kur u be e suksesshme. Cdo ndryshim e emocion i yni ka ndodhur ne syte e njeri tjetrit. E dua aq shume saqe edhe kur bejme debate si cdo cift, me dhimbset me shume merzitja e saj sesa vete shkaku i grindjes. Po ajo nuk eshte perfekte. Po, ajo me tradhetoi, ndodhi vetem nje here. U lendova? Shume!!! E urreva? Po! Pata mllef? Si cdo burre! Mendova dhe me te keqen!  Por pastaj e fala! Sepse ajo eshte shume me teper se nje gabim! Ajo eshte njeriu im i 13 vjeteve!Martesa eshte shume me teper se nje gabim! Edhe une e kam tradhetuar, jo fizikisht. Po ndonje flirt me fjale nuk ka munguar, po dhe nje video porno qe kam pare fshehur tradheti eshte. Edhe ajo femra qe i kam pare te pasmet, nje lloj tradhetie quhet. Te gjithe i bejme keto gabime se njerez jemi, por njeriu shihet ne teresi, jo nga nje gabim. Sado qe mund te nervozohem kur me kujtohet tradhetia, dhembshuria qe kam per gruan eshte me e madhe! Te lutem anonim se e di qe ca sdo nxjerrin nga goja moralistet po ndoshta dhe kshu anonim ndoshta dikush mer nje mesim ca eshte martesa e ca eshte njerzorja.

Letra 4
mirmbrema Anabel..tek tema e sotme gjeta veten time rreth 7 muaj me pare..ishte muaj korrik..un dhe i dashuri im kishim planifikuar pushime ne bregdetin grek..per arsye familjare un nuk munda ta shoqeroj po meqe ishin paguar hoteli dhe biletat i mbusha mendjen t ikte me 1 nga shoket e tij..fundja une ate 10 ditesh kisha 1 problem dhe mos te shkonin dem gjith ai lek..skaluan 2 dit dhe vura re qe shoku i tij krijoj shoqeri me 2 spanjolle ne fb..se pse me shtyu kurioziteti te kontrolloja profilet e tyre nuk e di,po aty sa sme ra pika..njera nga vajzat kishte postuar 1 foto tek puthte te dashurin tim..ai t veten e kishte bere,tani ishte radha ime..zmadhova foton ne 10 kopje dhe mbusha muret e shtepise ne te cilen jetojme ne tr..i thashe te kthehej urgjent se kisha thyer kemben dhe me duhej prane me makine ne ato dite.ate dite gjasme dola nga spitali dhe e prisja ne shpi.u kthye...hapi deren dhe nuk dola ta prisja si gjithmone..e priste fotoja e tij me ate tj..pa me pare mua akoma e kuptoi qe ishte genjeshter puna e kembes..u stermundua te nxirrte ca lot krokodili qe tme bindte se kishte qene thjesht nje loje me denime per t puthur ate gocen..Me Bindi..jo ai me fjalet qe me tha..me bindi dashuria qe ndjej per te..i hodha te gjitha mbrapa..dhe sot jemi te fejuar dhe te lumtur gjithashtu..What happened in greece stay in greece!! anonim te lutem se i jam betuar qe sdo e permend kurre kte histori qe i zgjati 2 dite 😀

Letra 5
Nuk mund te rija pa shkruar rreth kesaj teme Anabel ...... Falja ne cdo kohe ... ne cdo rrethane mbetet hyjnore ....Disa njerez faljen e marin per dobesi ... Asnje njeri nuk eshte perfekt ...te gjithe bejme gabime ... por jo te gjithe njerzit mund te falin ... sepse falja vertet mund te jete hyjnore por jo te gjithe njerzit mund te jene hyjnore .... Mbase te gjithe mund te themi...se falim por ndergjegjia jone nuk harron .A mund te falet tradhetia ?? ndoshta ... edhe une kam falur kam falur me shume se njehere ... kam falur kur isha adoleshente ishte hera e pare qe une u ndjeva e tradhetuar nga njeriu qe doja .... sot kam 22 vjet martese .... dhe jetoj me ndjenjen e fajit per veten time se si munda te falja .. qe heren e pare ..... fala por ai e beri rruge .. tradhetoi heren e pare .. te dyte dhe keshtu me radhe .. per hir te dashurise dhe per hir te femijeve falja por nuk mundesha te harroja .... .. Te gabosh eshte e lehte .. madje shume me e lehte se mund te mendohet .. ndersa te falesh duhet shume force dhe kurajo ... duhet force shpirterore ... te falesh me shume i sherben shpirtit tend sesa personit qe ti fal por nuk po mundja ....sepse . pas cdo puthjeje .. me kujtohej .. pas cdo perqafimi me kujtohej .... kuptova qe nuk kisha falur vertet ...dhe ne fakt kisha bere mire sepse ai vazhdonte me tradhetite ... deri sa nje dite zoti beri ate qe un ti lexoj cdo sms ne telefon .. ti shoh cdo foto qe kishte ... dhe atehere vendosa te mos e fal me .... Ai e kishte ves tradhetine ... u skandalizova kur me tha ... ku mer vesh ti .. tradhetia eshte ndjenje ... dmth i binte qe ai e donte ate ... po une perse duhesha ???? qe ne ate moment i hoqa vize .... u bene shume vite qe un jetoj me te por e vetmja gje qe na lidh jane femijet .... dashuri nuk egziston .. seks as behet fjale .... porrrrrrrrr kohet e fundit .. duket se po ndroj mendim .... ketu tek faqja jote anabel kam kuptuar se nuk paskan dhe aq faj meshkujt ... shikoj femra qe ju qepen me zor burrave te martuar ... me hir e me pahir duan ti bejne per vete ... kane aritur deri aty sa duan dhe femije prej tyre .... ca eshte kjo ??? dmth kam kuptuar se vertet dashuria nuk tradheton kurre.. nqse eshte e vertete .. por kur ju ngjiten femrat dhe mashkulli me besnik te jete do thyhet ...... ndaj kam vendosur ti jap dhe nje mundesi tjeter per hater te femijeve ... per hater te gjithe ketryre viteve qe kemi bashke ... fundja do provoj te fal dhe 1 here kete radhe vertet .... por do i betohem vetes .. levizja e vogel e gabuar .. ai kete radhe do me humbe pergjithmone ... nuk do me kete me para syve .. kam vendosur qe nje gabim i vogel i tij do coje drejt divorcit martesen tone ... nuk dua te mendoni qe jam e dobet ..por te falesh duhet te kesh nje zemer te madhe ... dhe une ndjej qe e kam .....Nje njeri qe nuk fal nuk mund te shpresoje ta falin ...Flm nqse e publikon 

Letra 6
Pershendetje Anabel. Lexova historite qe u publikuan sot dhe me bene shum pershtypje qe shumica e kometuesve thone qe tradhetia nuk falet . Por thjesht "thone" sepse te gjithe dashur pa dashur kemi falur nje tradheti .Une personalisht kam falur. Kam qene une ajo qe ju jepja kurajo shoqeve te mia qe te beheshin te forta dhe te mos falnin tradhetine sepse e quaja te pafalshme por kur jam gjendur vet perball nje situate te tille cdo gje dukej ndryshe. Lidhja qe kam pasur ka qene shum e komplikuar, kam duruar shume , jam lenduar shume , kam falur shume. Shume here i kam dhene fund e shum here jam i jam kthyer . Jam ndjere e poshteruar ,jam ndjere e fyer , jam betuar se nuk do ja fal asnjeher por jo nuk kam mundur .Cdo kush mund te paragjykoje por dashuria per kte person ka qene me e madhe se gabimet qe ai ka bere. Pas nje lidhje 4 vjecare ne tashme jemi fejuar dhe une ndihem njeriu me i lumtur ne bote . Cdo dite qe kaloj pran tij me ben me te lumtur dhe ato gabime jan zbehur dalengadale po zhduken dhe po zevendesohen me te mira. Jam e lumtur qe kam falur sepse sdo kisha perjetuar kte lumturi te jetes time. Jo gjithmon duhet te ecim me idene qe tradhetia nuk falet sepse duhet te shohim se ben ai person per ne , sa e ndjejme ,sa e dashurojme.Jo cdo tradheti falet por kur shohim qe pendesa i kalon kufijt e saj falja eshte gjeja me e mire. Falni vetem kur e ndjeni qe pertej kesaj falje ka nje dashuri te paster.(Te lutem Anonim ) Ju pershendes 

Letra 7
Mendoja se ishim te lumtur! Eshte dashuria e pare e jetes time dhe e fundit besoj. Nuk e mendoja kurre se do me ndodhte mua, nuk e meritoj nje trathti nga bashkshorti im, I kam fal gjithe dashurin time. Kemi nje engjell te vogel, qe na shtoj lumturin, ateher kur mendova se cdo gje po shkonte kaq mire.... Zbulova qe ai kishte disa dite qe I shprente ndjenjat e ti nje femre tjeter,I lexova mesazhet ne fb.... Nuk ishte ne shtepi e prita te vinte, menjeher e kuptoj....  I them tregohu I sinqert, e me thuaj te verteten. Me kerkoj shume falje,e pranoj qe ka ber gabim, po me shprente dashurin nuk do tme humbas! Por une e quhaj trathti, e nuk mund ta pranoj. Nuk di cte bej, I thash qe do te iki neser, por a do e bej dot?! Anonim....

Letra 8
Pershendetje Anabel !! Eshte hera e pare qe shkruaj , kjo sps historia pak me poshte me burrin qe i falte tradhetine gruas me kthehu ne historine time . Eshte pak e gjate por nese mundeni poastojeni kam shkruajtur me zemer . Ju lutem shume anonim ! Jam nje vajze 23 vjecare e cila kam nje lidhje me shume se 7 vjecare me nje djale . Ai eshte i dashuri i pare , dashuria e pare dhe mashkulli i pare i jetes time. Dy vitet e para te lidhjes pervecse ishin shume intensive ishin 2 vite plot pasion, dashuri dhe lumturi . Asnje deabat , asnje zenke asgje vetem LOVE . Por sigurisht meqenese ai ishte 9 vjet me i madh se une , ishte teper i pjekur . Une perkundrazi ,isha nje adoleshente teper energjike e cila deshironte cdo dite dicka New ne jeten e saj . Dhe krisja filloi, une isha gjimnazistja qe donte party , pushime vetem me shoqerine , kafe te tepruara cigare, alkol dhe gjithcka qe shijohej me shoqerine . Asnjehere ai sme ndaloi , per asgje vetem keshilla Jeta kujdes ketu . Kujdes nga ky . Te kam shpirt mos u vono . Duhej te mos ishte kaq dakort me mua jo se une ashtu doja ne ate kohe por thjesht duhej . Pas debatesh te shumta dhe super te kota nga ana ime e lashe me arsyen" Kam nevoje per kohe , per veten dhe shkollen .Pfff shkollen , veten ?? Me vjen te qesh kur i mendoj tani .E nejse u ndame dhe ne shkolle fillova te isha me e lirshme me djemte me e hapur se me pare . Kjo me beri mua te kuptoja me shume nga bota e gjinise se kunder , madje arrija te beja dhe krahasime mes cunave te ndryshem dhe dashurise time ...mendoja per difektet qe ai kishte ( Sjane te pakta difektet e tij ).Keto e shume te tjera me beren te pranoj kerkesen e nje shoku klase i cili me ngacmonte prej me shume se nje viti . Ishte dicka shume e shemtuar kur dola me te per here te pare nje gje idiote dhe kur me puthi ne buze baby kiss fillova te qaja dhe qe ate moment e sot e kesaj dite nuk i fola kurre me goje. Kaluan kohe dhe jeta e shkolles shtepise kafeve party u be kot per mua . me merrte malli shume per dashurine time . Me mungonte dashuria e tij , miresia e tij , era e tij ..... e mora ne tel dolem dhe u pajtuan me nje super takim fizik ..... Vazhduam prap per 3 vite te bukura udhetime neper shume vende te Europes , pushime te mira , dashuri e embel . Por problemi ishte qe tani pas 3 vitesh mua filloi te me merret malli per shoqerine . Normal ishte faji im qe nuk dola me ne party apo me shoqerine por askush sma ndaloi. Prap filluan zenkat por kesaj here shume te zhurmshme sps une kisha nevoje per me shume njerez ne jeten time me shume shoqeri dhe i dashuri im tani nuk mund te me kuptonte madje refuzonte cdo gje qe une thoja . Filloi te me nderpriste cdo shoqe kafe apo takim me ndonje shok apo shoqe te mbetur . Nga natyra nuk jam njeri qe perulem kollaj madje jam pak kokeforte dhe sjam shume dashamirese ndaj urdherave . Kembengulja ime evazhdueshme e lodhi ate . Filloi te me linte mbas dore , sme merrte ne tel , sme takonte skishte me te njejtin interes dhe keshtu u ndame . Po ate vere rreth 4 apo 5 muaj qe ishim te ndare une fillova nje pune diku dhe njoha nje djale qe punonte diku perball meje . Po me fiksohej kaq shume ai djale sa mendoja cdo 5 minuta per te .Fakti qe skisha patur mashkull tjtr me ndillte sh emocion. Ai gjithashtu kishte ndjenja per mua dhe pas pak kohesh flirtime filluam nje lidhje  shume pasionante ama vetem pasion fizik . Kalova nje super vere me te dhe shoqeri . Por kur u ktheva ne qytetin ku jetoja dashuria ime filloi te me kerkonte ne menyre te cmendur duke qare madje . nuk e takova per me shume se nje muaj derisa nje dite vendosa ta takoj dhe ta degjoj . Kur u takuam ai me puthi dhe nuk e di por e ndjeva ate puthje dhe madje shume turp dhe neveri per veten. Ai filloi te me thoshte se me donte kishte mbaruar cdo gje qe ne te jetonim vetem te dy se i mungoja etj etj . Nuk e di se si thjesht kur u ktheva ne shtepi thjesht e mora djalin qe isha e lidhur per pothuajse 4 muaj dhe i thash vetem mos i bjer me ketij numri . U bashkova me te dashurin tim , ndrova numer dhe filluam nga A . Kur e shikoja dashurine time aq te dhene aq dashamires ndaj meje dhe shume ndryshe nga menyra se si e lashe me vinte te bertisja me te madhe Ti nuk me njeh mua mor djale i mire . Po me vriste ndergjegjja aq shume sa u bera 2 kila njeri as gjume as buke . Derisa nje dite te diel me shume diell ja thash dhe pergjigja e tij Ishte ....... Cfare kishte ai kaq speciale qe se kisha une > Cfare te dha ai qe sta dhashe une ? Dhe 1 e shkudur dhe e bertitur ne fytyre PSEEE ??? Nuk e kaloi kollaj nuk doli pothuajse per nje jave nga shtepia e madje dhe mua me mbylli bashke me veten e tij ne dhomen e gjumit As me fliste as me shikonte as me prekte fare vetem me injoronte. Kaluan keshtu pothuajse nje muaj . Dhe prap ne nje dite me shume diell me mori per drek dhe me tha Dashuria ime per ty eshte aq e madhe sa une smundem pa ty Te fal dhe e di qe jam budalla qe te dua kaq shume . Pas 4 muajsh e deri sot ne jetojme bashke dhe jemi shume te lumtur Te dy kemi hedhur cdo gje pas kraheve dhe kemi vendosur te fejohemi . ANONIM

Letra 9
Pershendetje Anabel, Kjo e imja nuk eshte nje falje si gjithe te tjerat.. Ai ishte dashuria ime e pare,ishte djali qe me beri te ndjeja fluturat ne stomak,te rrija nete e nete pa gjume ,nje puthje e tije me bente te ndihesha princesha e botes..por.. Fatkeqesisht gjithmone ka nje 'Por' Vjen papritur nje moment qe njeriu qe ti ke ngrit ne piedestalet me te larta ,personi per te cilin ti ke thurur kaq e kaq enderra te zhgenjen ne menyren me mizore te mundshme,te ben te ndihesh e pavlere ne cdo kuptim.Nuk do ta harroj kurre ate te marte kur zemra papritur filloj te me rrahe forte,e dija se dicka nuk shkonte.Une nuk kam besuar kurre ne zot,por ate dite e ndjeva se Ai donte te me thoshte dicka,nuk kishte si te ishte ndryshe perderisa kisha tere diten qe vetem ndieja zemren qe me rrihte fort dhe frymen qe me merrej.Ate dite nuk e kisha takuar,dita e vetme ne 4 vjet.As vet nuk e di se si mora telefonin edhe i telefonave pikerisht 'asaj'.Kisha pak kohe qe e njihja ate vajze,por thelle ndieja se nuk ishte rastesi qe e kisha takuar aq papritur edhe qe ajo me ishte afruar aq shume, Sa hapi telefonin me tha: 'Sa mire qe more,se doja te te thoja qe une qe dal me te dashurin tend,por ai nuk di si te ta thoje' Do doja te kisha vdekur,por kurre te mesoja se me kishim tradhtuar,eshte ndjenja me neveritshme te mesosh se si te kane neperkembur si njeri,si jane tallur me besimin tend ,nderkohe qe ti u ke falur jeten tende. Nderkohe qe ajo fliste,une isha mpire as nuk e degjoja e as nuk me interesonin justifikimet e saj.Fakti ishte i qarte me kishin Tradhetur.. Mbylla telefonin,mu deshen disa minuta te kthehesha ne realitet,ti kujtoja vetes se isha tradhetuar,se me kishin vrare ne menyren me te pabese.Kisha menduar gjithmone sesi do te reagoja nqs do te mesoja se do me tradhetonte,do qaja ulerisja,bertisja do beja skena histerie,,por jo.NUK BERA ASGJE NGA KETO.Nuk qava,nuk bertita thjesht u bera e forte,E mposhta aq forte ate qe ndjeva sa pas nje muaji u diagnostikova me takikardi ne zemer.Pas nje krize qe pesova perfundova ne spital.AI erdhi,Erdhi per te me dhene justifikime boshe dhe premtime dashurie,per te me thene se si me donte mua nuk kishte per te dashur femer tjeter dhe se ai ishte nje gabim impulsiv.Nderkohe qe ai fliste ,une i shikoja vetem syte,i adhuroja syte e ti.E kuptova se sa sume e doja,POR nga ana tjeter kuptova se me shume duhej te doja veten.Dhe perseri pa lot ne sy i thashe se nuk doja ta shihja kurre me ne jeten time.Ia thash aq ftohte sa edhe vet u tremba.Mes dashurise dhe dinjitetit tim une zgjodha te dyten. Koha kaloi,.As vete nuk e di se ku e gjeta forcen te mos mposhtesha,nuk paska lufte me te keqe sesa kur njeriu lufton kunder vetes se tij.Sot e njoh veten time me mire.Rastesisht e takova para nje muaji per here te pare pas 3 vjetesh(duket e habitshme por Tirana qenka vertet e madhe qe ne 3 vjet te mos e rastisesh asnjehere nje person ),kishte ndryshuar shume ose te pakten keshtu mu duk mua.Me ftoi te pinim kafe,as vet nuk e di pse pranova,Pasi u ulem ne tavoline fjala e para qe i thash ishte 'Te kam falur'..Me tha se vazhdonte te me donte,por i shpjegova se fakti qe e kisha falur sdo te thoshte se do te kthehesha me te.Kuptova nga ai takim qe tashme nuk e doja me.Me ne fund kisha FITUAR BETEJEN me veten time  Kur u ngrita i thash' Faleminder' Tahme ndihesha e lire te dashuroja perseri...

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb