Dieta

Kjo grua është 94 vjeç dhe thotë se sekreti i saj është ‘një gjysmë gote me verë'

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2020

Kjo grua është 94 vjeç dhe thotë se sekreti i saj

Elena Pagu, një grua nga Rumania e cila filloi të merrej me vrap vetëm në fund të të 50-ave, dëshiron të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Atletikës Master në Portugali, i cili u anulua për shkak të pandemisë dhe mund të zhvillohet në janar të vitit 2021.

Kjo grua është 94 vjeç dhe thotë se sekreti i saj

"Të vraposh për mua është një mënyrë jetese, më shumë sesa një hobi," tha ajo për Euronews. "Është diçka me të cilën nise të merresha në moshën 57-vjeçare.”

“Në një farë mënyrë e kuptova që po përjetoja depresion pasi lashë punën dhe dola në pension, kështu që vrapi u bë një zëvendësues i mirë [i punës]. Unë jam mësuar që të eci në distanca të gjata që në fëmijëri, kur për të shkuar në shkollën e mesme duhet të ecja 14 km çdo ditë.”

Kjo grua është 94 vjeç dhe thotë se sekreti i saj

Elena ka fituar medalje dhe kupa të shumta në garat e vrapimit në të gjithë botën. Por ajo thotë se i intereson më shumë thjesht të paturit një jetë aktive.

Kjo grua është 94 vjeç dhe thotë se sekreti i saj

Sekreti i jetëgjatësisë së saj, sipas Elenës, është, përveç gjeneve të mira, të punuarit, të qenit aktive, këmbëngulëse dhe ~pak verë~.

"Unë jam e lumtur që në moshën time nuk kam nevojë të marr ilaçe. Ajo që bëj është që pi gjysmë gote me verë në mbrëmje pas darkës."

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Euronews

MOS I HUMBISNI