Fashion on TV

Veshja e Shkodrës Elektronike në Eurovision 2025: Detaje dhe simbolikë

Veshja e Shkodrës Elektronike në Eurovision 2025: Detaje dhe

Veshja që Shkodra Elektronike do të performojë në Eurovision 2025 është një ndërthurje e modës bashkëkohore dhe simbolikës së fortë nga legjendat shqiptare, konkretisht ajo e Rozafës. Veshja, e krijuar nga Irina Dema (e ëma e Beatriçe Gjergjit), ka disa elemente të veçantë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Një nga detajet më intereante është pjesa e djathtë e fustanit e konceptuar për të ngjasuar me anatominë e trupit të njeriut, duke përfshirë venat e gjakut. Ky dizajn lidhet me kërkesën e Rozafës, e cila sipas legjendës, kërkoi para se ta murosnin që syrin, dorën, gjirin dhe këmbën e djathtë t’ia linin jashtë në mënyrë që të shihte, të përkëdhelte, të ushqente me qumësht gjiri dhe të përkundte në djep të birin.

Veshja e Shkodrës Elektronike në Eurovision 2025: Detaje dhe

Pjesa e majtë e fustanit krijon kontrast me pjesën e djathtë. Fustani ka një strukturë asimetrike dhe është bërë nga materiale që ndriçojnë, duke krijuar një efekt vizual të fuqishëm. Kjo e bën veshjen tërheqëse për një skenë ndërkombëtare si Eurovision.

Ndërkohë Kolë Laca vjen i veshur me një kostum të zi që duket se përfaqëson fortesën e Shkodrës. Tonet e ngjyrave përkojnë edhe me tematikën e këngës, "Zjerm".

Veshja e Shkodrës Elektronike në Eurovision 2025: Detaje dhe

Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji janë dy emigrantë shqiptarë që janë rritur në Itali, larg qytetit të tyre mëmë, Shkodrës. Ky detaj shton edhe një nuancë personale dhe autentike për performancën.

Veshja e tyre është një shembull i mënyrës se si arti mund të bashkojë trashëgiminë kulturore dhe modën, duke e transformuar një legjendë të njohur shqiptare në një moment të fuqishëm vizual dhe emocional.

Eurovision Song Contest 2025 do të zhillohet në Basel, Zvicër, pas fitores së Nemo me këngën "The Code” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më 13 – 17 maj.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Shkodra Elektronike's Eurovision 2025 outfit: Details and symbolism

Veshja e Shkodrës Elektronike në Eurovision 2025: Detaje dhe

The outfit that Shkodra Elektronike will perform at Eurovision 2025 is a combination of contemporary fashion and strong symbolism from Albanian legends, specifically that of Rozafa. The outfit, created by Irina Dema (Beatrice Gjergji's mother), has several special elements.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

One of the most interesting details is the right side of the dress, designed to resemble the anatomy of the human body, including blood vessels. This design is related to the request of Rozafa, who, according to legend, asked before being buried that her right eye, hand, breast, and leg be left outside so that she could see, caress, breastfeed, and rock her son in the cradle.

Veshja e Shkodrës Elektronike në Eurovision 2025: Detaje dhe

The left side of the dress contrasts with the right side. The dress has an asymmetrical structure and is made of materials that shine, creating a powerful visual effect. This makes the outfit attractive for an international stage like Eurovision.

Meanwhile, Kolë Laca comes dressed in a black suit that seems to represent the fortress of Shkodra. The color tones also match the theme of the song, "Zjerm".

Veshja e Shkodrës Elektronike në Eurovision 2025: Detaje dhe

Kolë Laca and Beatriçe Gjergji are two Albanian immigrants who grew up in Italy, far from their hometown of Shkodra. This detail adds a personal and authentic nuance to the performance.

Their attire is an example of how art can unite cultural heritage and fashion, transforming a well-known Albanian legend into a powerful visual and emotional moment.

The Eurovision Song Contest 2025 will be held in Basel, Switzerland, following Nemo's victory with the song "The Code" last year. The contest will be held on 13–17 May.