Pak orë më parë (e hënë, 23 nëntor) u përfol nëpër portale se Anxhela Peristeri është shpallur fituese e “Festivali të Këngës”. Përsa kohë Festivali nuk është zhvilluar ende, nuk ishte çudi që asnjë prej portaleve që publikuan lajmin, nuk citoi një burim të caktuar.
Çfarë u tha: Sipas grumbullimit të pikëve, Anxhela Peristeri u shpall fituese me 322 pikë, nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.
I kontaktuar nga ABCNews.al, drejtori i Festivalit, Martin Leka, mohoi zërat duke e quajtur të pamundur diçka të tillë pasi festivali do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.
“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që ‘Festivali i Këngës’ do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Gjithçka është bërë për shkak të interesave personale nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë. U bëj thirrje portaleve të mos merren me intriga dashakeqe, po të tregon transparentë.” – tha ai.