Në konferencën për shtyp që avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani mbajti, djersitja e tepërt mori vëmendje edhe më shumë se akuzat që ai pretendoi.
Të gjithë djersijmë, nuk ka asgjë të çuditshme apo të turpshme këtu. Rudy Giuliani është një nga ata njerëzit që djersijnë vërtet shumë.
Këtu, për shembull, ai është në Kongresin Kombëtar Republikan dhe në fillim po fshin djersët, më pas po fshin duart mbi gruan që ka pranë:
ëhen you’re Rudy Giuliani and you ëipe your sëeat on this ëoman on national television pic.tëitter.com/hhHJLBl9lz
— Zack Bornstein (@ZackBornstein) August 28, 2020
Pra, njerëzit tashmë e dinë se ai djersit, që do të thotë se dhe ai duhet ta ketë kuptuar këtë tashmë dhe të përdorë mjetet e duhura të bukurisë në përputhje me rrethanat. Sidomos në një konferencë shtypi në televizion gjatë së cilës ai po përpiqet të zbërthejë një zgjedhje demokratike.
Here's why you should hire union hair and makeup professionals: pic.twitter.com/84urAAuh9E
— IATSE (@IATSE) November 19, 2020
Jason Backe, ekspert i flokëve në Los Angeles, tregon ekzaktësisht se çfarë ndodhi Giuliani-n:
“Më shumë gjasa ai ka përdorur një llak të përkohshëm me ngjyrë ose një produkt të aplikuar në flokë të lagur dhe të vendosur me tharëse flokësh. Këto lloj produktesh kanë patur jashtëzakonisht shumë shitje gjatë pandemisë, sepse sallonet kanë qenë të mbyllura ose me kapacitet të kufizuar. Në përgjithësi ato funksionojnë mirë në mbulimin e boshllëqeve në rrënjë dhe për shumë njerëz janë shpëtimtare. Sidoqoftë, ato janë të përkohshme dhe zakonisht nuk e përballojnë dot ujin, ose në këtë rast, djersën.”
Gjatë konferencës për shtyp, ekipi ligjor i zgjedhjeve të ish-presidentit Donald Trump, mbajti një konferencë shtypi për të folur për “një numër teorish konspirative dhe pretendime të pabazuara të manipulimit të votave, që çuan në një rezultat të ndryshuar të zgjedhjeve".
“Ajo që duhet mbajtur mend është se jo të gjithë ata që djersijnë po përpiqen të rrëzojnë demokracinë, por të gjithë ata që përpiqen të rrëzojnë demokracinë me siguri do të djersijnë”, shkruan Vanity Fair.
Rudy Giuliani dhe avokatët e tjerë të Trump akuzojnë vazhdimisht mediat për shpërfillje të pretendimeve të tyre dhe argumentojnë një teori konspirative të rrëzuar se e Venezuela mund të ketë vjedhur votat përmes makinerive të përdorura nga autoritetet lokale.
Artikull i rekomanduar:
Burimi: The Guardian, Vanity Fair