Showbiz

Albana Osmani sqaron deklaratën në lidhje me Arbana Osmanin

Albana Osmani sqaron deklaratën në lidhje me Arbana Osmanin

Të shtunën mbrëma në "Shiko Kush Luan", Albana Osmani pranoi se nuk ka patur kurrë shoqëri me Arbana Osmanin dhe as vetë nuk e di pse.

"S’kam pasur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por...Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart. Ndoshta.” – u shpreh ajo dhe kaq mjaftoi për të aluduar se mes vajzave ndoshta ka diçka që s'shkon.

Sot, e ftuar në programin "Abc e Mëngjesit", Albana sqaroi deklaratën, duke thënë se ndonëse i qëndron fjalëve të saj, e gjitha ka qenë në humor e sipër. Sipas saj, problemi qëndron tek fakti që në emision nuk është transmetuar gjer në fund çfarë ajo ka thënë.

“Ajo që thashë është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thashë që programi më i mirë që mungon është ai imi, pastaj shtova se po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë.

Pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe thashë se për mua është Opinioni. Sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka."

Pra, që nuk kanë qenë kurrë shoqe është e vërtetë dhe Albana s'po bënte shaka, por ajo çfarë i bëri njerëzit të dyshojnë ishte batuta pasuese. Edhe për këtë Albana tha se qëndron, por është në kuadër të shakasë. 

"Të gjitha shakatë e mia, qoftë pushka, qoftë që jam më e gjatë apo më e shkurtër qëndronin, por në këtë pikë u ndjeva pak e fyer sepse kur thuhet diçka si shaka nuk mund ta lësh si të vërtetë."

Hmm, pak sqarim i nderlikuar, por le ta përkthejmë si e vërtetë e thënë në formë shakaje.

 

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson