Marrëdhëniet kanë fazat e tyre. Nis me një njohje dhe disa takime të njëpasnjëshme dhe më pas kalohet te lidhja e qëndrueshme dhe më vonë bashkëjetesa e martesa. Në varësi të fazës së raportit tuaj, ka disa pyetje të cilave duhet t’u kushtoni rëndësi.
Kur jeni duke dalë
Cilat janë tre gjërat që dëshiron të bësh?
Cilat janë tre aventurat e jetës tënde?
Cilat janë dy gjëra për të cilat pendohesh?
Cili është mësimi më i vështirë që ke marrë nga jeta?
Cili është kujtimi i preferuar i fëmijërisë?
Cila është puna jote e ëndrrave?
Çfarë konsideron suksesin tënd më të madh?
Cila është gjëja më e pabesueshme që ke ngrënë ndonjëherë?
Cila është fantazia më e madhe seksuale?
Çfarë vlerëson në një marrëdhënie?
Ku e sheh veten pas pesë vitesh?
Cila ishte përshtypja e parë për mua?
Kush është frymëzimi yt?
Cili është ekuilibri ideal mes jetës dhe punës?
Sa ka zgjatur lidhja jote më e gjatë?
Kur jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme
Çfarë mendon për monogaminë?
Ku e sheh veten pas një, tre dhe dhjetë vitesh?
A beson te martesa si institucion?
A beson te bashkëjetesa para martesës?
Në cilën moshë e sheh veten të martuar?
Si do të ishte dasma jote ideale?
A do fëmijë? Pse po/jo?
Kur dëshiron të kesh fëmijë?
Sa fëmijë do?
Cilat janë pjesët e preferuara të personalitetit tim?
Çfarë vlerëson te personaliteti yt?
A të pëlqen të kalosh kohë me miqtë e mi?
Cila është gjëja e preferuar që bëjmë bashkë?
Çfarë do të doje të provonim në shtrat?
Kur i keni takuar prindërit e njëri-tjetrit
A ka ndonjë çështje të shëndetit mendor ose luftë me varësinë në familjen tuaj?
Sa të hapur jeni me prindërit?
Çfarë dinë motrat dhe vëllezërit e tu për mua?
Sa i/e afërt je me familjen?
Sa shpesh e sheh familjen?
Çfarë duan prindërit e tu për partnerin/en tënd/e?
Sa i rëndësishëm është miratimi i tyre për ty?
Sa të rëndësishme janë traditat familjare?
Kur keni vendosur të jetoni bashkë
Në cilin vend dëshiron të jetosh dhe pse?
Si do të preferoje ta dekoroje shtëpinë?
Si do t’i ndajmë detyrat?
Si do t’i ndajmë financat?
Sa para duhet të lëmë mënjanë në një fond të përbashkët?
A i ke problem kafshët shtëpiake?
A ka ndonjë punë specifike që urren ta bësh?
Para se të martoheni
Çfarë do të thotë martesa për ty?
Si mendon se do të ndryshojë marrëdhënia jonë pas martesës?
Martesa dhe lindja e fëmijëve përkojnë me njëra-tjetrën?
Sa kohë dëshiron të shpenzojmë me dasmën?
A të pëlqejnë dasmat?
Kur e kuptove që doje të martoheshe me mua?
Çfarë mendon për divorcin?
Ku e sheh veten pas 20 vitesh?
Para se të bëheni me fëmijë
A e ke parashikuar gjithmonë veten duke pasur fëmijë?
Çfarë lloj prindi mendon se do të jesh?
A je i/e hapur për birësim?
Si mendon se do ta trajtosh momentin e shtatzënisë?
Sa fëmijë mendon të kemi?
Cilat janë vlerat që dëshiron t’u japim fëmijëve?
Cili është mësimi më i mirë që ke marrë si fëmijë?
Cili është momenti më i rëndësishëm që ke pasur si fëmijë?
Cila është gjëja më e rëndësishme që të kanë mësuar prindërit?
Para pensionit
Kur dëshiron të jetojmë pasi të dalim në pension?
Çfarë dëshiron të bëjmë me paratë që kemi kursyer?
Për çfarë je krenar/e?
Cili ka qenë kujtimi më i bukur me fëmijët tanë?
Cilat kanë qenë pushimet më të bukura?
Nëse do të shkojmë diku, cilin vend do të zgjedhësh?
Çfarë pret nga kjo fazë?
Burimi: Women’s Health