Celebrity

Pengesa e gjinisë në modë: Harry Styles shpjegon pse s'do të limitohet vetëm me veshje burrash

Shkruar nga Anabel

14 Nëntor 2020

Pengesa e gjinisë në modë: Harry Styles shpjegon pse s'do

Në kopertinën e Vogue për muajin dhjetor 2020, gjatë intervistës eksluzive, Harry Styles foli edhe për sensin e tij të modës.

Gjatë sesionit fotografik, ai shfaqet me një fustan me dantellë, Gucci dhe është burri i parë, që del vetëm në kopertinën e revistës.

Pengesa e gjinisë në modë: Harry Styles shpjegon pse s'do

“Tani do të vesh diçka që ndihet me të vërtet shkëlqyeshëm dhe nuk ndihem i çmendur duke e veshur”, tha ai për Vogue. “Unë mendoj se nëse vishni diçka me të cilën ndiheni mirë, është si një veshje superheroi. Rrobat janë aty për t’u argëtuar dhe për të eksperimentuar dhe luajtur me to”.

Këngëtari vazhdoi duke thënë se “pengesat” midis atyre që konsideroheshin veshje për burra dhe veshje për gra “janë duke u shkatërruar”, gjë që çon në një liri më të madhe krijuese.

“Unë shkoj në dyqan dhe ndonjëherë thjesht qëndroj e shoh veshjet e grave, duke menduar sa të mahnitshme janë. Si çdo gjë në jetë, sa herë vendosni pengesa, ju thjesht po kufizoni veten. Ka kaq shumë gëzim tek të luajturit me rrobat.”

Harry Styles shton:

“Unë kurrë nuk kam menduar shumë për atë se çfarë do të thotë kjo. Thjesht bëhet një pjesë e zgjeruar e krijimit të diçkaje.”

Ndjenja e një stili ndryshe për këngëtarin e “Watermelon Sugar” ka evoluar që nga koha e tij si anëtar i grupit One Direction, grup që i dha atij famën ndërkombtëare që prej konkursit të X-Factor dhe u finalizua me ndërprerjen e bandës në vitin 2015.

Harry, prej atëherë, është bërë një ikonë e modës, shpeshherë i guximshëm me zgjedhjet e tij të veshjeve, qoftë në performanca apo në sesione fotosh.

Veshjet e këngëtarit mund t'i atribuohen gjithashtu stilistit të tij, Harry Lambert dhe Alessandro Michele, drejtori krijues i Gucci-t, me të cilin ai bashkëpunon prej vitesh.

Në Brit Awardas të këtij viti, Harry zgjodhi një kostum marigold nga Marc Jacobs, koleksioni “Pranverë 2020”, veshur më parë nga Lady Gaga.

Pengesa e gjinisë në modë: Harry Styles shpjegon pse s'do

Ai ishte në krye të titujve në revista gjatë Met Gala-s 2019, pasi zgjodhi të vishte një bluzë të zezë me fjondo, taka të zeza dhe një vath me perla.

Pengesa e gjinisë në modë: Harry Styles shpjegon pse s'do

Në një intervistë me The Guardian, ai u shpreh:

“Nëse një shoh një këmishë të bukur dhe më thuhet: ‘Kjo është për zonja’, kjo nuk më bën të dua ta vesh më pak. Mendoj se në momentin që ndihesh mirë me veten, gjithçka bëhet shumë më e lehtë.”

Në të njëjtën intervistë, Styles gjithashtu foli për seksualitetin e tij, duke mbrojtur vendimin për të mos ta etiketuar publikisht veten:

“Po lë copëza paqartësie për seksualitetin tim që dukem më interesant? Jo!”, tha ai.

“Unë dua që gjërat të duken në njëfarë mënyrë, jo sepse kjo më bën dukem heteroseksual, bi apo homoseksual, por sepse mendoj se duken.”

Në revistën e Vogue, ai e lidhi stilin e tij dhe me ikonat me të cilët është rritur:

“Njerëzit që unë i kisha idhuj në muzikë: Prince, David Bowie, Elvis, Freedie Mercury apo Elton John. Ata janë showmen dhe unë si fëmijë i kisha shembuj të rëndësishëm të së ardhmes sime.”

Pengesa e gjinisë në modë: Harry Styles shpjegon pse s'do
Kopertina e VOGUE, dhjetor 2020

Burimi: Insider, Harper's BAZAAR

MOS I HUMBISNI