News

2 fëmijët rrezikojnë të humbin jetën: Apeli i të atit për ndihmë

2 fëmijët rrezikojnë të humbin jetën: Apeli i të

Prej afro një viti, Lulzimi qëndron në këtë stol pranë pediatrisë në QSUT. Të gjithë e dinë që ky është krevati i tij dhe pakkush ulet në të. Ai nuk është i pastrehë, por kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar pranë fëmijëve të tij, të cilët prej muajit janar janë duke luftuar me kohën. Emanueli dhe Endrina vuajnë nga një sëmundje e rrallë e veshkave.

13-vjeçarja është në gjendje më të rëndë se i vëllai dhe prej shtatorit, 3 herë në javë i duhet të bëj dializën.

“Vajza është shumë e dobët, ka prerë edhe ushqimin, e rëndon shumë edhe dializa. Kurse, djali është pak më ndryshe. Janë shumë të stresuar. Sidomos kur vajza dëgjoi doktorin që tha se pas 1 viti mund të bëhet prapë për transplant.”

Mjekët në Shqipëri nuk kanë mundur të përcaktojnë një diagnozë të saktë të sëmundjes, por veç kanë thënë se të dy fëmijët duhet të bëjnë transplant veshke. Teksa Lulzimi dhe bashkëshortja e tij kanë dalë dhurues të përshtatshëm, sërish kjo ndërhyrje është e rrezikshme. E vetmja mundësi për Lulzimin është që trajtimi i dy fëmijëve të kryhet në Itali. Një shoqatë në Itali ka marr përsipër ndërhyrjen e fëmijëve. Por, familja e ka të pamundur të heqë shpenzimet e transportit dhe qëndrimit, të cilat kushtojnë 10 deri në 12 mijë euro.

“Duhet të jemi të dy, së bashku me gruan atje, në rast se do duhet të kryejnë transplantin. E kam shumë të vështirë, nuk di ku t’i gjej më lekët. Ato çfarë kisha, i harxhova të gjitha, kam 1 vit që rri këtu.”

Familja jeton në fshatin Shëmrizë në Gramsh, në një godinë të vjetëruar, kushtet e të cilës janë shumë të rënda. “

Gjithë jetën për ata fëmijë kam punuar, që t’i çoja në shkollë. Vetë kam mësuar shumë e nuk ika prej fukarallikut në shkollë të lartë. E jam munduar me mish e me shpirt që t’i çoja fëmijët me studime. Gjithmonë duke kursyer nga 5 lekë, që të iknin fëmijët në shkollë.”

Lulzimi është i dëshpëruar, ndërsa shëndeti i të voglës Endrina është përkeqësuar shumë ditët e fundit. Për të ndihmuar sadopak, klikoni këtu.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

2 children risk losing their lives: Father's appeal for help

2 fëmijët rrezikojnë të humbin jetën: Apeli i të

For almost a year, Lulzim has been standing on this bench near the pediatrics at QSUT. Everyone knows this is his bed and few sit in it. He is not homeless, but this is the only way to stay close to his children, who have been struggling with time since January. Emanuel and Endrina suffer from a rare kidney disease.

The 13-year-old is in a worse condition than her brother and since September, she has to do dialysis 3 times a week.

"The girl is very weak, she has cut food, dialysis is very difficult for her. However, the boy is a little different. They are very stressed. "Especially when the girl heard the doctor say that after 1 year she can be transplanted again."

Doctors in Albania have not been able to determine an accurate diagnosis of the disease, but have already said that both children should have a kidney transplant. While Lulzim and his wife have come out as suitable donors, again this intervention is dangerous. The only option for Lulzim is for the treatment of the two children to take place in Italy. An association in Italy has taken over the intervention of children. But, the family finds it impossible to cover the costs of transportation and accommodation, which cost 10 to 12 thousand euros.

"We should both be there, together with the woman, in case they have to perform the transplant. I find it very difficult, I do not know where to find the money anymore. What I had, I spent it all, I have been staying here for 1 year. "

The family lives in the village of Shëmrizë in Gramsh, in an old building, the conditions of which are very difficult. "

All my life I worked for those children, to take them to school. I myself learned a lot and did not run away from fukarallik in high school. I tried my best to take the children to study. Always saving 5 lek, so that the children can go to school. ”

Lulzim is desperate, while the health of little Endrina has deteriorated a lot in recent days. To help a little, click here .