Social Buzz

Kjo grua u shtir si e sëmurë me kancer për të përfituar para nga bamirësitë

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2020

Kjo grua u shtir si e sëmurë me kancer për të përfituar

Nicole Elkabbass dyshohet se është shtirur si e sëmurë me kancer për të grumbulluar para. Ajo ka përfituar £45.000 nga njerëz të huaj, që më pas i ka shpenzuar për pushime, udhëtime dhe ndeshje futbolli.

Elkabbass, 42 vjeç, krijoi një faqe GoFundMe duke u paraqitur si një viktimë e kancerit të vezoreve. Ajo shfaqej edhe me një foto nga një shtrat spitali.

Kjo grua u shtir si e sëmurë me kancer për të përfituar

Prokurori Ben Irwin përshkroi sot se si faqja “Nicole ka nevojë për ndihmën tonë” e përshkruante atë si një “bijë të bukur” dhe “nënë të dashur”, “të diagnostikuar kohët e fundit”.

Fotografia që shihni është në fakt nga operacioni i Nicole, por për heqjen e fshikëzës së tëmthit, jo për kancerin.

Z. Irwin i tha gjykatës se mashtrimi u bë për të mbështetur stilin e pasur të jetës së Nicole me shpenzime të tepërta dhe shumë “lojëra fati në internet”.

“Ajo nuk i përdori ato para për trajtimin e kancerit. Paratë që ajo mori, ishin në fakt për një larmi gjërash: bixhoz, udhëtime etj.

Duke dhënë prova, ish shoku i Elkabbass, gjinekologu konsulent Nicholas Humphrey Morris, mohoi pretendimet e saj se ishte ai që e diagnostikoi atë me kancer.

Z. Morris shtoi:

“Ajo kurrë nuk ka qenë një paciente e imja dhe nuk ka ardhur ndonjëherë për të më parë aty ku punoj.”

Prokuroria pretendon se Elkabbass organizoi foton dhe pretendoi se të gjitha donacionet, që ishin gjithsej 39, do të kalonin përmes Sinagogës Hebraike të Ramsgate, por, Clifford Cohen, anëtar i Sinagogës, që pritet të japë më vonë dëshmi në gjykatë, pretendon se nuk ka dëgjuar kurrë për të.

Kjo grua u shtir si e sëmurë me kancer për të përfituar

Clifford Cohen, pritet të argumentojë, nëpërmjet avokatit të tij, se Nicole besonte sinqerisht se vuante nga sëmundja.

Çështja nuk ka mbaruar ende, por deri më tani 42-vjeçarja i ka mohuar akuzat.

Aktualisht, ajo po përballet me dy akuza që lidhen me parate që ajo mori gjatë periudhës shkurt-gusht 2018.

Elkabass i mohon akuzat për mashtrim dhe posedim të pasurisë kriminale, përkatësisht donacione bamirësie.

Gjyqi vazhdon ende.

Burimi: Mirror CO UK