Health News

Si të dalloni që dhimbja e kokës është shenjë e infektimit me Covid-19

Shkruar nga Anabel

8 Nëntor 2020

Si të dalloni që dhimbja e kokës është shenjë e

Për Covid-19, një sëmundje e frymëmarrjes që mund të prekë mushkëritë, janë identifikuar disa simptoma, ku një ndër to është edhe dhimbja e kokës. A është një simptomë e zakonshme për Covid-19?

Studimet kanë treguar se po, dhimbja e kokës te të infektuarit me Covid-19 është raportuar si në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla. Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me Covidin?

Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga Covid-19 dhe llojet e tjera. Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:

- Dhimbja ëshë me intensitet mesatar deri në të rëndë
- Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
- Ndodh në të dyja anët e kokës
- Mund të përkeqësohet kur përkuleni.

Si të dalloni nëse bëhet fjalë për migrenë? Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e Covid-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën. Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

Simptomat më të zakonshme të Covid-19:

- ethe
- temperaturë
- lodhje
- kollitje
- gulçim
- dhimbje koke

Simptoma të tjera:

- dhimbje e fytit
- dhimbje e trupit dhe kockave
- rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
- humbje e shijes dhe nuhatjes
- të përziera, të vjella dhe diarre

Burimi: Healthline