Në një nga Q&A të Instagram-it, Klea Huta tregon se si “ia doli të ishte në formë pas lindjes”, në një nga pyetjet që ndjekësit i bënë.
Ajo tha se “është dhe gjenetike, por asgjë e jashtëzakonshme”.
“Prej disa komplikacioneve pas lindjes, m’u desh të hiqja dorë nga buka. Kam ngënë vetëm supë, gjellë dhe lëngje të shtrydhura. Në muajin e parë humba 16 kilogramë, nga 19 kilogramë që mora gjithsej gjatë lindjes.”
View this post on Instagram
Klea Huta u bë nënë për herë të parë në 4 qershor të këtij viti.
Ajo dhe Elgit Doda janë prindër të një djali, të quajtur Krid.