News

Ç’po ndodh me zgjedhjet në SHBA: Kur shpallet rezultati

Ç’po ndodh me zgjedhjet në SHBA: Kur shpallet rezultati

Për shkak të rritjes së votimit postar, disa shtete, duke përfshirë Nevadën dhe Pensilvaninë, mund të mos e përfundojnë numërimin e votave presidenciale ditën e sotme.

Çfarë ndodh zakonisht? Zgjedhjet presidenciale të SHBA-së nuk fitohen nga vota popullore kombëtare. Fituesi në secilin shtet mbledh votat e kolegjit elektoral - dhe i duhen gjithsej minimumi 270 për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Çfarë po ndodh aktualisht? Kryesisht për shkak të pandemisë së Covid-19, një numër i madh i votuesve - rreth 68%, krahasuar me 34% në vitin 2016 – votuan më herët, përfshirë edhe votimin përmes postës. Numërimi i votave postare është më i ngadaltë sepse nënshkrimet dhe adresat e votuesve duhet të kontrollohen. Disa shtete e fillojnë këtë proces verifikimi shumë përpara ditës së zgjedhjeve, por disa shtete të tjera nuk e lejojnë.

Për cilat shtete kyçe po flitet? Votimi nuk ka përfunduar ende në pesë shtete: Alaskë, Xhorxhia, Nevada, Karolina e Veriut dhe Pensilvani. Associated Press, madje edhe Fox News, kanë shpallur fitues Joe Biden në Arizona.

Ç’po ndodh me zgjedhjet në SHBA: Kur shpallet rezultati
Nga: Associated Press

Çfarë tjetër po i komplikon çështjet? Afërsisht gjysma e të gjitha shteteve do të pranojnë votat postare që kanë mbërritur pas ditës së zgjedhjeve për sa kohë që ato mbajnë vulë postare jo më vonë se data 3 nëntor. Raportohet se ka pasur gjithashtu një rritje të numrit të njerëzve që kërkuan një votim postar, por më pas vendosën të shkonin personalisht në qendrën e votimit. Këtyre u duhet një kontroll i kujdesshëm për t'u siguruar që askush nuk ka votuar dy herë.

E panjohura e madhe: Rezultati i diskutueshëm

Në garën e vitit 2000, kandidati demokrat, Al Gore, e humbi Floridën me vetëm diçka më shumë se 500 vota nga një total prej gati 6 milionë, gjë që i kushtoi zgjedhjet. Pas një rinumërimi të diskutueshëm dhe një vendimi të Gjykatës Supreme, George W Bush u shpall fitues.

Trump dhe fushata e tij këtë javë kanë kërkuar ndalimin e numërimit të votave në Pensilvani dhe Xhorxhia, për të cilat Associated Press (AP) nuk ka shpallur një fitues. Fushata e Trump ka kërkuar gjithashtu një rinumërim në Uiskonsin, ku AP ka shpallur Biden fitues. Nuk ka asnjë provë që betejat ligjore të fushatës do të kenë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Burimet: Guardian, USA Today

REELS

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

What's up with the US election: When will the result be announced?

Ç’po ndodh me zgjedhjet në SHBA: Kur shpallet rezultati

Due to increased postal voting, some states, including Nevada and Pennsylvania, may not complete the presidential vote count today.

What usually happens? The US presidential election is not won by the popular national vote. The winner in each state collects electoral college votes - and needs a minimum of 270 to get the White House.

What is currently happening? Mainly due to the Covid-19 pandemic, a large number of voters - about 68%, compared to 34% in 2016 - voted earlier, including by mail. The counting of postal ballots is slower because the signatures and addresses of voters need to be checked. Some states start this verification process long before election day, but some other states do not allow it.

Which key countries are we talking about? Voting is not yet complete in five states: Alaska, Georgia, Nevada, North Carolina and Pennsylvania. The Associated Press, and even Fox News, have declared Joe Biden the winner in Arizona.

Ç’po ndodh me zgjedhjet në SHBA: Kur shpallet rezultati
By: Associated Press

What else is complicating matters? Approximately half of all states will accept postal ballots that have arrived after election day as long as they bear the postmark no later than November 3rd. There were also reports of an increase in the number of people requesting a postal vote but then deciding to go to the polling station in person. They need careful scrutiny to make sure no one has voted twice.

The big unknown: The controversial result

In the 2000 race, Democratic nominee Al Gore lost Florida by just over 500 votes out of a total of nearly 6 million, which cost him the election. Following a controversial recount and a Supreme Court ruling, George W Bush was declared the winner.

Trump and his campaign this week have called for a halt to the vote count in Pennsylvania and Georgia, for which the Associated Press (AP) has not declared a winner. The Trump campaign has also called for a recount in Wisconsin, where the AP has declared Biden the winner. There is no evidence that legal campaign battles will have an impact on the outcome of the election.

Burimet: Guardian, USA Today