
Me gjithë lajmet që e shqetësojnë botën tani (zgjedhjet në SHBA, Covid-19, sulmet terroriste, etj), s'ju vëmë faj nëse keni humbur një super informacion. Harry Style ka ndryshuar modelin e flokëve dhe për ata që e njohin, e dinë mirë rëndësinë e një lajmi të tillë!

Flokët e gjata me onde kanë qenë tipari identifikues i këngëtarit, por gjërat kanë ndryshuar. Ju prezantojmë me fiksimin tuaj të ri, Harry Style me flokë të prera shkurt!

Harry me flokët e rinj dukej një princ përrallash i veshur sport dhe interneti sigurisht që s'mund të mos i kushtonte vëmendje ndryshimit të tij!


"Vëmendje! Ky është modeli më i bukur i flokëve të Harry-it. Flokë të shkurtër, gati për të shkëlqyer!"

"Gjëja më e rëndësishme tani në jetë? Flokët e Harry Style!"- shkruan një tjetër në Twitter.

Pavarësisht se Harry duket njeri tjetër me flokët e rinj dhe shumë më seksi, fansave duket se do t'i mungojë dhe adoleshenti me kaçurrela ndër vite.



