Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

4 Nëntor 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Shigjetari dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Shigjetari dhe

Katër ditët e para të nëntorit mund të jenë pak stresuese sepse do të dilni nga një Hënë e plotë në Dem, 31 tetor, akoma me ndikim të fortë deri më 4 nëntor. Duket se një projekt pune mund të dalë jashtë kontrollit, duke tejkaluar buxhetin ose do ta gjeni veten duke luftuar për të kapur në kohë afatet. Çfarëdo që po ndodh është krejtësisht e papritur. Për më tepër, me një Hënë të plotë në shtëpinë e gjashtë, mund të keni probleme me një anëtar të ekipit, dikush mund të largohet papritmas.

Jeta juaj do të përmirësohet ndjeshëm nga Hëna e re e 14 nëntorit. Një projekt konfidencial mund të dalë pasi të shfaqet Hëna e re dhe nëse e pranoni, do të shpërbleheni bujarisht. Nuk do të jeni në gjendje t'u tregoni miqve apo edhe familjes për atë që po bëni tani, kështu që mbajini të gjitha detajet për veten. Do të argëtoheni duke ndarë detaje rreth përvojës pasi puna të ketë përfunduar.

Nga mesi i muajit, dy planetë të fuqishëm do të shkojnë në pozicion normal - Mërkuri dhe Marsi. Marsi ka qenë në prapavijë që prej 9 shtatorit në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë, një shtëpi që gjithashtu mbulon shtatzëninë dhe lindjen. Ky ndryshim i Marsit sigurisht do t'ju japë mundësi më të mira për të gjetur dhe shijuar dashurinë. Dikush mund ta gjejë dashuri teksa bisedon në Zoom? Po! Kini besim, i dashur Shigjetar.

Mërkuri, planeti i kontratave dhe komunikimit, solli një ritëm të ngadaltë në tetor. Ju gjithashtu mund të keni vënë re probleme në elektronikë dhe softuer, vonesa të dërgesave, transportit dhe doganave. Këto zhvillime problematike do të përfundojnë së shpejti, pasi Mërkuri të kthehet në pozicion normal më 3 nëntor dhe të rikthehet plotësisht me fuqinë e tij të plotë deri më 19 nëntor.

Për më tepër, Jupiteri, udhëheqësi juaj, do të takohet për herë të fundit me Plutonin më 12 nëntor. Ata nuk do të takohen më deri në shkurt të vitit 2033. Jupiteri dhe Plutoni zakonisht sjellin bume të mëdha financiare - Bill Gates dhe Warren Buffet kanë lindur nën këtë konfigurim. Nuk përjashtohet mundësia që të keni një marrëveshje të madhe fitimprurëse këtë vit. 

Të gjithë planetët kanë dy anë dhe Plutoni, përveç përfitimeve financiare, gjithashtu rregullon viruset, si dhe masat e njerëzve dhe qeverive. Jupiteri dhe Plutoni duke punuar së bashku këtë vit mund të sjellin një valë të fortë të dytë të virusit në nëntor.

A do të ndikojë virusi te ju? Kjo varet nga ju. Nëse i dëgjoni shkencëtarët dhe mbani distancim shoqëror, vendosni maskën dhe lani duart shpesh, si dhe kufizoni numrin e njerëzve që ftoni në shtëpi, do të qëndroni të sigurt. Lajme të mira priten për Krishtlindje.

Momenti më i madh do të jetë në fund të muajit, 30 nëntor, me një eklips Hëne të plotë te Shigjetari. Nëse ditëlindjen e keni në ose brenda pesë ditëve nga kjo datë, jeta juaj do të marrë një drejtim të ri.

Çfarëdo që të ndodhë në fund të muajit, do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme. Nëse nuk keni ndonjë ide, prisni. Ndryshime të rëndësishme mund të kenë marrëdhëniet romantike dhe ato të biznesit. Në fakt, nëse jeni duke dalë me dikë, mund të fejoheni për ditëlindje.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2020: Shigjetari dhe

Ditët e para të nëntorit do të vazhdojnë temën e filluar nga Hëna e plotë muajin të kaluar, 31 tetor, të ngjarjeve të papritura, veçanërisht në lidhje me shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë ose në lidhje me një nga fëmijët tuaj (ose një shtatzëni). Nëse keni qenë duke dalë me dikë, Hëna plotë do të sjellë kulmin një marrëdhënieje romantike, duke bërë që informacione të ndryshme të dalin në sipërfaqe.

Ju mund të jeni të entuziazmuar nga mënyra se si po shkon një marrëdhënie dhe të doni të shkoni drejt angazhimeve të tjera ose, përkundrazi, të ndjeheni se është koha të ndaheni, veçanërisht për shkak të diçkaje që do të ndodhë në javën e parë të nëntorit.

Shtëpia e pestë, e cila përfshin dashurinë dhe gjithashtu fëmijët, mund t'ju ndihmojë të vendosni nëse do të keni një fëmijë tani apo së shpejti, ose mund të keni një shtatzëani të papritur. Nëse jeni aktualisht shtatzënë dhe po i afroheni datës së lindjes, Hëna e plotë mund të sjellë lindjen e fëmijës tuaj. Nëse keni fëmijë, nga njëri prej tyre mund të keni lajme që do të kërkojnë vëmendjen dhe veprimin tuaj të shpejtë brenda tre ditësh.

Nëse keni punuar në një projekt krijues, tani do të arrijë në një përfundim madhështor pas një periudhe të gjatë pune.

Vonesat dhe keqkuptimet do të përfundojnë kur Mërkuri të shkojë në pozicion normal më 3 nëntor. Do të duhet t’i jepni pak kohë Mërkurit për të rimarrë forcën e tij të mëparshme, por përmirësimi do të ndihet.

Marsi, planeti i energjisë, gjithashtu ka qenë në prapacijë dhe e ka ngadalësuar progresin në lidhje me planet tuaja për shtëpinë, pronat e tjera dhe çështjet familjare. Marsi do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigjen e duhur për çdo çështje.

Një ndryshim është në rrugë e sipër - mund të humbni një klient/punonjës/kogel që do t’i hapë rrugën një të riu. Pjesa e mirë është që pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, do të gjeni dikë që do të jetë më i mirë se ai që keni humbur.

Mërkuri do të jetë në qëndrim të mirë ndaj planetit me fat Jupiterot, Plutonit fitimprurësi dhe Saturnit, planeti që promovon një ndjenjë sigurie dhe stabiliteti, kështu që pa marrë parasysh se sa i ashpër është lajm që do të merrni, do të jeni të sigurt.

MOS I HUMBISNI