Pushteti

Gjithë të mirat që vera e kuqe i bën shëndetit tonë

Shkruar nga Anabel

3 Nëntor 2020

Gjithë të mirat që vera e kuqe i bën shëndetit

Gjatë gjithë ditës, dëgjojmë dhe marrim lajme nga më të ndryshmet dhe duam s'duan kjo ndikon në gjendjen mendore dhe nivelin e stresit. Ajo që ndoshta s'dini, është se nuk ka asgjë që një gotë verë të mos e zgjidhë. Uleni përpara TV, një gotë verë të kuqe, një maskë fytyre (relaksuese), një serial i mirë dhe kaq.

Përpos kënaqësisë, ka plot arsye të tjera pse nuk duhet ta ndani verën nga tryeza dhe shumica prej tyre lidhen me shëndetin fizik!

1.

Mund të mbajë alergjitë nën kontroll

Tingëllon çuditshëm, por është e vërtet. Në plot 80 studime, publikuar së fundmi në revistën Diseases, kërkuesit dolën në përfundimin se antioksidantët e gjetur në verën e kuqe mund të reduktojnë simptomat e alergjisë dhe astmës. Sigurisht që për t'i konfirmuar këtë përfundime duhen kërkime të mëtejshme, por vera e kuqe është goxha premtuese.

2.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Një studim i kryer në vitin 2007 ka sugjeruar se disa përbërës të gjetur në rrushin e kuq, ndihmojnë në promovimin e shëndetit kardiovaskular. Verërat e prodhurara në Jug-Perëndim të Francës dhe Sardenjë, ku njerëzit kanë jetgjatësi më të lartë, kanë në përbërjen e tyre sasi më të mëdha të këtij përbërësi. Një tjetër studim në Harvard ka zbuluar se verëdashësit kanë më pak mundësi të pësojnë atak kardiak.

3.

Përmirëson shëndetin e syve
Një studim i kryer në Islandë ka zbuluar se pirësit e moderuar të verës së kuqe kanë 32% më pak mundësi për të pësuar katarakte sesa ata që nuk konsumojnë verë.

4.

Ul rrezikun e kancerit
Sipas Universitetit të Virxhinias, një proteinë e gjendur në lëkurën e rrushit, mund të vrasë qelizat e kancerit. Resveratroli mund t’i vdesë këto qeliza duke bllokuar zhvillimin e proteinës që i ushqen ato.

5.

Përmirëson shëndetin dentar
Antioksidantët e gjendur në verën e kuqe ngadalësojnë zhvillimin e baktereve në gojë dhe po kështu edhe të kaviteteve.

6.

Ul nivelin e kolesterolit
Varietetet të pasura në fibra mund të ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Pjesëmarrësve të shëndetshëm në një studim iu dhanë suplemente të rrushit që gjenden në verën e kuqe. Tek ata u pa një ulje prej 9% të kolesterolit “të keq” që bllokon arteriet. Pjesëmarrësit më nivele të larta kolesteroli, patën një rënie prej 12%.

7.

Ndihmon në parandalimin e ftohjes
Falë antioksidantëve që ndodhen në verën e kuqe, ata që pijnë gati 14 gota verë të kuqe në javë, kanë 40% më pak mundësi për t’u ftohur.

Burimi: Cosmopolitan

MOS I HUMBISNI