Celebrity

Martesa e Scarlett: Ceremonia ishte aq private, sa lajmi u bë i ditur 1 javë më vonë

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2020

Martesa e Scarlett: Ceremonia ishte aq private, sa lajmi u bë i ditur 1

Scarlett Johansson dhe Colin Jost thanë “Po!” gjatë një cerenomie private, fundjavën e 23 tetorit. Ata njoftuan lajmin përmes një postimi nga Meals on Wheels, një organizatë që lufton urinë në komunitetin e të moshuarve.

“Ne jemi të ngazëllyer për t’ju dhënë lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre dhe njerëzit më të afërt, pas masave paraprake të sigurisë për Covid-19.”

“Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në bërjen e një ndryshimi për të moshuarit e pambrojtur gjatë kësaj kohe të vështirë, duke mbështetur @mealsonwheelsamerica.”

Scarlett Johansson dhe Colin Jost u fejuan në vitin 2019 pas dy vitesh lidhje.

Ajo foli për fejesën e saj në tetor të 2019-ës me Ellen DeGeneres:

“Ishte e habitshme, ai ka aq shumë pas asaj tryezës së lajmeve ku fshihet”, tha ajo duke iu referuar “Weekend Update” dhe “Saturday Night Live”. “Ai është shumë simpatik, i zhytur në mendime dhe romantik.”

“Scarlett pëlqen sarkazmën dhe zgjuarsinë e Colin. Atyre iu pëlqen të bëjnë humor, por ndajnë edhe të njëjtin zemërim për problematika me rëndësi sociale. Kanë shumë të përbashkëta”, shkruan një burim për People.

Kjo është martesa e parë e Jost. Johansson, më parë ka qenë e martuar me Ryan Reynolds nga viti 2008 deri në 2010-ën dhe me Romain Dauriac, gjatë viteve 2014-2017, me të cilin ajo ka dhe një fëmijë.

Burimi: Glamour, People