Celebrity Style

Në fotot e fundit, vështirë ta dalloni kush është Kylie dhe kush Kris

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2020

Në fotot e fundit, vështirë ta dalloni kush është Kylie

Për ta kuptuar që në fotot më poshtë është Kylie dhe jo e ëma e saj Kris, duhet pak përqëndrim. Ok, përtej faktit që janë nënë e bijë dhe gjenet bëjnë punën e tyre, mos u nxitoni të dilni në përfundime pa i parë.

Në fotot e fundit, vështirë ta dalloni kush është Kylie

Kylie, sapo prezantoi linjën e re kozmetike të quajtur "Leopard Collection" dhe sigurisht, i duhej të përshtatej pak me temën për ta promovuar.

Në fotot e fundit, vështirë ta dalloni kush është Kylie

Teksa tentonte të shndërrohej në leopard, padashje u bë identike me të ëmën! Prerja e flokëve, mollëzat, hijëzimet e fytyrës dhe çdo detaj tjetër (përtej ndryshimit në make up), e bënte të dukej si Kris Jenner.

Në fotot e fundit, vështirë ta dalloni kush është Kylie

Paruket e shkurtra të Kylie-it janë njësoj si prerja tipike e flokëve të Kris, por nëse një ditë më e vogla e familjes vendos të presë flokët, e di me siguri që do të duket identik si e ëma!

Burimi: BuzzFeed

MOS I HUMBISNI