“I Will Always Love You” e Whitney Houston është kënga e radhës që iu bashkua grupit të këngëve të viteve ’90 të cilat numërojnë më shumë se 1 miliardë klikime në YouTube. Kënga u shkrua dhe regjistrua fillimisht nga Dolly Parton në vitin 1973, ndërsa versioni i Houston u publikua në vitin 1992 duke u bërë një nga këngët më të famshme të të gjitha kohërave. Klikimet e "I Will Always Love You" u rritën ndjeshëm pas ndarjes nga jeta të Houston në vitin 2012.
Por diva nuk është e vetmja artiste, këngët e së cilës numërojnë më shumë se 1 miliardë klikime në YouTube. Ndonëse u shkruan dhe publikuan në kohën kur YouTube nuk ishte krijuar, shumë këngë të viteve ’90 numërojnë miliona dhe miliarda klikime.
Lista vijon kështu:
10. No Doubt – Don’t Speak
Viti i publikimit: 1995
Klikime: 774,081,710
9. Scorpions – Wind Of Change
Viti i publikimit: 1990
Klikime: 797,639,025
8. Aqua – Barbie Girl
Viti i publikimit: 1997
Klikime: 802,116,703
7. Dr. Dre ft. Snoop Dogg – Still D.R.E
Viti i publikimit: 1999
Klikime: 805,439,461
6. Backstreet Boys – I Want It That Way
Viti i publikimit: 1999
Klikime: 835,114,755
5. 4 Non Blondes – What's Up
Viti i publikimit: 1992
Klikime: 925,287,076
Grupi i një miliardit
4. Whitney Houston – I Will Always Love You
Viti i publikimit: 1992
Klikime: 1,001,391,071
3. The Cranberries – Zombie
Viti i publikimit: 1993
Klikime: 1,054,502,017
2. Nirvana – Smells Like Teen Spirit
Viti i publikimit: 1991
Klikime: 1,142,549,844
1. Guns N' Roses – November Rain
Viti i publikimit: 1991
Klikime: 1,454,994,996
Shënim: Klikimet në YouTube i përkasin datës 27 tetor, ora 21:28.