Një ditë pas ditëlindjes, Lori Hoxha publikoi në Instagram disa foto nga festa me 27 të ftuar, numër i zgjedhur për 27-vjetorin e saj.
“U zgjova me mesazhe të panumërta që më urojnë dashuri dhe lumturi. Është mahnitëse sesi njerëz të panjohur të vlerësojnë dhe marrin kohë nga dita e tyre për të të dhuruar dashuri dhe jam kaq shumë falenderuese,” shkroi sot në Instagram.
Ndërsa dje:
“Kam mbijetuar 9862 ditë në Tokë. Mirënjohëse për të gjitha pengesat, rikthimet, ngritjet, uljet, buzëqeshjet dhe lotët. Për gjithçka."
Në postimet e fundit në rrjete sociale, Lori u shpreh se e mbylli ditën me 27 njerëzit e saj më të afërt dhe më të dashur, të cilëve u dedikoi nga një pusullë të personalizuar.
Nga fotot në Instagram, duket se festa ishte vetëm me vajza.