Pas zërave për një largim të mundshëm jo fort miqësor nga “Shiko kush luan”, si pasojë e një konflikti të pretenduar me moderatoren dhe autoren Luana Vjollca, aktori Rezart Veleshnja reagoi përmes një postimi në Instagram Stories.
Ai publikoi një artikull të shkruar nga portali RDA News, artikujt e të cilit shpërndahen në një faqe me emrin “Klanifornia” e cila numëron më shumë se 25,000 ndjekës, por është e paqartë nëse bëhet fjalë për një faqe të menaxhuar nga programi i humorit me të njëjtin emër në Tv Klan.
“Ha ha ha e ka emrin Luana o ti çun, që ke këtë faqen dhe merr 40 mijë lekë në muaj për të bërë lajme fake,” shkruan ai në lidhje me artikullin, ku emri i Luanës është ngatërruar me atë të Marinës. “Mëso emrat njëherë pastaj mashtro me lajme! Dhe s’ka asnjë sherr përveç kohës që kam qenë i zënë, palaço njerëz.”