
Moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca ka marrë nënshtetësinë kosovare. Në fakt e gjitha kjo është një shaka dhe një surprizë që fansat i kanë bërë asaj mbrëmë, përmes një fotoje të montuar bashkëngjitur me një nga fotot e saj. 'Pasaportën' moderatorja e ka postuar mbrëmë në profilin e saj në Instagram, pavarësisht se të dhënat (ditëlindja dhe gjatësia), siç shprehet Luana janë të pasakta.
Ndonëse ky "ndryshim i nënshtetësisë" e ka lumturuar Luanën, tashmë fotoja nuk gjendet më në Instagram pasi moderatorja ka vendosur ta fshijë atë.
#showbiz