Roli ikonik i Noah Calhoun nga “The Notebook” na ka sjellë gjithnjë në mendje portretin e aktorit Ryan Gosling...deri më sot.
Gjatë një bisede virtuale për Festivalin e 64-të të Filmit në Londër, George Clooney, tha se ai mund të kishte qenë në rolin e Noah-s. Aktori gjendej aty për promovimin e filmit të tij më të ri në Netflix, “The Midnight Sky”, në të cilin ai është regjisor dhe aktor protagonist.
Clooney u shpreh se filmi mund të luhej nga ai në vend të Gosling dhe nga Paul Newman, në vend të Jamess Garner, i cili luan rolin e Noah-s së moshuar.
“Ne do të bënim “The Notebook” së bashku”, tha Clooney. “Në thelb unë do të luaja si një Paul Newman i ri dhe më dukej qesharake. Ne u takuam dhe thamë: “Në rregull. Ka për të qenë fantastike”
Por më pas, aktori u tërhoq sepse i dukej “çmenduri”.
Ai i tha Paul Newman:
“Nuk mund të luaj personazhin tënd si i ri. Nuk dukem aspak si ti.”
Clooney u shpreh se kishte shumë dëshirë të punonin së bashku, por “nuk ishte gjëja e duhur për ta”.
Sidoqoftë, personazhi i luajtur nga Ryan Gosling, mbetet një nga rolet më të mira të aktorit, prandaj dhe Clooney nuk ka pendesa!
Burimi: Glamour