Metropolitan

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni patjetër

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

“Duke provuar se muzika nuk njeh kufij dhe barriera gjuhësore, ‘BLACKPINK: Light Up The Sky’ ofron një vështrim personal për katër anëtaret e grupit Blackpink, që nga vitet e tyre të trajnimit e deri te suksesi aktual si grupi K-Pop me vajza më i njohur i të gjitha kohërave,” e përshkruan shkurtimisht Netflix dokumentarin për jetën dhe suksesin e BlackPink.

Në dokumentarin 79-minutësh, Jennie, Rosé, Jisoo dhe Lisa u prezantohen adhuruesve të tyre – të njohur si Blinks – në disa dimensione. Kujtojmë se Blackpink është grupi i parë korean me vajza që performoi në Coachella, grupi i parë K-Pop i përbërë nga vajza që fitoi një MTV Music Video Award. Kënga e tyre “Ice Cream”, në bashkëpunim me Selena Gomez, është gjithashtu kënga e parë e një grupi vajzash K-pop që ka qëndruar më gjatë në Billboard Hot 100.

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni
Coachella 2019

“Ne e xhiruam dokumentarin në vjeshtën e vitit të kaluar dhe në shkurt të këtij viti,” tha (via Marie Claire) regjisorja Caroline Suh. “Ndjekësit i duan kaq shumë, kështu që dua që ata t’i shohin vajzat në një mënyrë më rastësore, më të drejtpërdrejtë. Shpresoj që ‘Light Up the Sky’ të tregojë secilën prej tyre në një imazh tre-dimensional.”

Dokumentari përmban një mori informacionesh, duke filluar nga fotografitë e vajzave në fëmijëri, te audicionet në kompaninë e menaxhimit të talenteve YG Entertainment e deri te stërvitja e jashtëzakonshme për të qenë një yll K-Popi. Stërvitja e tyre ngjason me atë të kampionëve olimpikë: qëndronin nëpër konviktet e kompanisë së menaxhimit, merrnin mësime kantoje, ushtroheshin në kërcim, kishin vetëm një ditë pushim çdo 2 javë etj.

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

Blackpink u formua si grup në vitin 2016 dhe përgjithësisht dokumentari drejtohet drejt performancës së tyre të famshme në Coachella në vitin 2019. Një vëmendje e rëndësishme i është kushtuar edhe programit të trajnimit në adoleshencë. “Shumë njerëz kanë bërë kujtime në adoleshencë,” thotë në një moment Jennie. “Por unë nuk i pata kurrë.”

Jiso përshkruhet si “motra e madhe”,

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

Jennie si reperja “që në skenë i kundërvihet natyrës së saj të qetë”,

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

Rosé si vajza që është edhe këngëtare dhe kompozitore,

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

ndërsa Lisa, si personi që bashkon grupin me aftësitë e saj në kërcim.

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

Ato tregojnë edhe për presionin me të cilin përballen tani, sepse jo çdo gjë që shkëlqen është gjithmonë ar. Në fund të dokumentarit, do të kuptoni pse performancat e këtyre vajzave janë kaq të përfolura dhe të realizuara. Mbi të gjitha, do të kuptoni se suksesi nuk vjen brenda natës.

Burimet: (pjesërisht) YGFamily.com, Marie Claire dhe CNN

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Personal and inspirational: This documentary is a must see

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

"Proving that music knows no boundaries and language barriers, 'BLACKPINK: Light Up The Sky' offers a personal look at the four members of the Blackpink group, from their years of training to current success as a K-Pop girl group. best known of all time, ”briefly describes the Netflix documentary on the life and success of BlackPink.

In the 79-minute documentary, Jennie, Rosé, Jisoo and Lisa are introduced to their fans - known as the Blinks - in several dimensions. Recall that Blackpink is the first Korean girl group to perform at Coachella, the first K-Pop group consisting of girls to win an MTV Music Video Award. Their song "Ice Cream", in collaboration with Selena Gomez, is also the first song of a group of K-pop girls that has stayed longer on the Billboard Hot 100.

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni
Coachella 2019

"We shot the documentary last fall and in February this year," said (via Marie Claire) director Caroline Suh. "Followers love them so much, so I want them to see the girls in a more casual, direct way. I hope 'Light Up the Sky' shows each of them in a three-dimensional image. "

The documentary contains a wealth of information, from photos of girls in childhood, to auditions at the talent management company YG Entertainment to the extraordinary training to be a K-Popi star. Their training is similar to that of the Olympic champions: they stayed in the management company's dormitories, took singing lessons, practiced dancing, had only one day off every 2 weeks, and so on.

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

Blackpink was formed as a group in 2016 and the documentary is generally geared towards their famous performance at Coachella in 2019. Significant attention has also been paid to the adolescent training program. "A lot of people have memories in their teens," Jennie says at one point. "But I never had them."

Jiso is described as "big sister",

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

Jennie as the rapper "who on stage opposes her calm nature",

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

Rosé as a girl who is also a singer and songwriter,

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

while Lisa, as the person who unites the group with her dancing skills.

Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni

They also point to the pressure they face now, because not everything that shines is always gold. At the end of the documentary, you will understand why the performances of these girls are so rumored and realized. Above all, you will realize that success does not come overnight.

Sources: (in part) YGFamily.com, Marie Claire and CNN