Celebrity

Pas The Weekend, ky është i dashuri i ri i Bella Hadid!

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2020

Pas The Weekend, ky është i dashuri i ri i Bella Hadid!

Bella Hadid është prej pak kohësh në një lidhje të fshehtë me Duke Nicholson, nipi i aktorit të ikonës së Hollywood-it, Jack Nicholson, sipas burimeve për Page Six.

Pas The Weekend, ky është i dashuri i ri i Bella Hadid!
Jack Nicholson (majtas) dhe Duke Nicholson (djathtas)

Një person i brendshëm, tha se dyshja ka kaluar kohë së bashku, të paktën që prej muajit të kaluar, kur Nicholson pa Hadid në një udhëtim në New York.

Burimi shtoi gjithashtu se dyshja u largua për ditëlindjen e fundit të Hadid, para se ajo të nisej në një udhëtim vetëm me vajza në ishull.

Modelja mbushi 24-vjeç javën e kaluar dhe festoi me mikeshat e saj, të cilat udhëtuan në një avion privat, por, përpara udhëtimit, thuhet se Bella po festonte me të dashurin e saj të ri, që nuk është bërë ende publik në rrjetet sociale.

Pas The Weekend, ky është i dashuri i ri i Bella Hadid!

Në vitin 2019, Nicholson kishte një rol në filmin horror të Jordan Peele “Us”. Ai është shfaqur së bashku me Lana Del Rey në kopertinën e albumit të saj të nominuar nga Grammy "Norman F - - king Rockwell!"

Pas The Weekend, ky është i dashuri i ri i Bella Hadid!

20-vjeçari është gjithashtu në filmin e ardhshëm të regjisorit Nicholas Jarecki "Dreamland", me Gary Oldman, Armie Hammer dhe Evangeline Lilly.