E kemi parë Kate Middleton të dalë me fustane fantastikë, pantallona marinari, këmisha me shirita etj dhe ky kostum i zi, në daljen e saj të fundit, ishte thjesht, zgjedhja e duhur e radhës.
View this post on Instagram
Kostumi që i përshtatet në mënyrë perfekte, ka një trend shumë të njohur të viteve ’80: xhaketat të theksuara shumë në shpatulla.
Dukesha vendosi ta rikthejë këtë stil gjatë xhirimeve në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës, ku ajo zbuloi se do të shpallte fituesin për konkursin e "Fotografit të Vitit të Botës së Egër".
Ngjarja, e cila po promovohet përmes hashtagut #WPY56, do të ndodhë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të martën dhe mund të shihet në faqen e muzeut në YouTube dhe në Facebook.
Nuk është hera e parë që Kate na kthen pas në vitet ’80.
Pak muaj më parë, ajo u shfaq me një fustan me lule dhe jakë, i ngjashëm me atë që kishte veshur Princeshë Diana, në vitin 1981.
Supet e mëdha janë një stil që ne priremi t'i shoqërojmë me atë dekadë, edhe pse te veshjet e Kate, “fryrja” në supe nuk është aq e madhe dhe ka një prerje më delikate.
Sigurisht, veshja e Middleton nga Alexander McQueen kushton disa mijëra dollarë, por jo mund të gjeni një version më pak të kushtueshëm tek express, ose faqe të tjera.
Burimi: In Style