Dashuri dhe seks

Test: Nëse bëni të paktën gjysmën e këtyre gjërave, do të thotë se po bini në dashuri me të

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2020

Test: Nëse bëni të paktën gjysmën e këtyre

#1

Nuk shihni sa minuta e vonuan përgjigjen, që ju t’ja vononi dyfish.

#2

I rregulloni shtratin në mëngjes (E nëse s’keni mundësi ose lidhja s’është në atë fazë, do e bënit me qejf po të ishte.)

#3

Gjëra të vogla në përditshmëri ju kujtojnë atë.

“Oh, ujë! Ai/ajo vdes për ujë.”

#4

Nuk ndjen nevojën t’i gërmosh shenjën e horoskopit, apo ashendentin.

#5

Kur ish-i ju shkruan, nuk ju ngjall më asnjë lloj dyshimi apo interesi.

#6

Nuk ndiheni vazhdimisht të shqetësuar se do lëndoheni. Ndiheni aq mirë me të, ose me mendimin e tij/e saj, sa nuk ju shkon nëpërmend se mund të lëndoheni.

#7

Marrëdhënia apo biseda juaj thjesht del rrjedhshëm, duket si diçka e lehtë, pa sforcime.

#8

Nuk ju duhet të planifikoni ditë të caktuara për aktivitete argëtuese. Për ju, është argëtuese edhe thjesht të flisni bashkë.

#9

Ju flisni për gjërat që do të bëni së bashku në të ardhmen, pa e kuptuar se po flisni për të ardhmen.

#10

I thoni njëri-tjetrit “Më mungon”, me fjalë dhe gjeste të caktuara.

#11

S’ju kujtohet më hera e fundit që menduat për ish-të dashurin/ën.

#12

Gjërat që ju zakonisht i urreni tek dikush, papritmas nuk përbëjnë problem për ju, madje ju duken të këndshme te ai/ajo.

#13

Ndiheni mirë nëse bëni “sakrifica të vogla” për të.

#14

Ata janë “gjëja e mirë” për të cilën mendoni, kur asgjë rreth jush duket se s’po shkon siç duhet.

#15

Ndiheni të sigurt kur jeni pranë tyre, fizikisht, shpirtërisht dhe emocionalisht.

#16

Jeni mjaft të lirshëm rreth tyre. Bëni shakatë më të çuditshme dhe jeni vetvetja, sepse e dini që nuk po gjykoheni në anën tjetër.

#17

Shihni diçka në publik ose në rrjete sociale dhe mendoni: “Ai/ajo do e pëlqente këtë”.

#18

Ai/ajo është njeriu juaj. Kur ndodh diçka e mirë ose e keqe, ju vraponi për t’i thënë lajmin dhe për të biseduar me të.

#19

Nuk jeni të shqetësuar se “do i frikësoni”, prandaj nuk ka barriera mes jush.

#20

Gjërat e vogla, si bërja e pazarit, duken më të këndshme, kur i bëni me të.

#21

Ata ju bezdisin ose ju acarojnë ndonjëherë, por ju përsëri, doni të jeni pranë tyre.

#22

Nuk ju kap ankthi nëse ju telefonojnë.

#23

Kur ata janë të trishtuar, trishtoheni edhe ju.

#24

Fotot e tyre të fëmijërisë, janë një nga argëtimet më të mëdha për ju dhe nëse s'i keni parë ende, jeni shumë kuriozë t'i shihni.

#25

Ju do preferonit të qëndronit bashkë në shtëpi pa bërë asgjë, sesa të dilnit jashtë.

#26

Dëshironi t’i tregoni atij/asaj gjithë gjërat tuaja të preferuara.

#27

Duhet të përmbaheni që të mos flisni gjatë gjithë kohës për të me miqtë tuaj.

#28

Ju keni filluar të mendoni si do ishte prezantimi i tij/i saj në familjen tuaj.

#29

E kapni veten duke i parë Instagram-in rregullisht.

#30

Do i bënit dy herë eksperiencat tuaja më të rëndësishme, vetëm që ata të ishin pranë jush kësaj radhe.

Poll

Burimi: Cosmopolitan

 

MOS I HUMBISNI