Social Buzz

Nga një ‘follow’ në Instagram te një martesë e gjatë dhe tre fëmijë!

Shkruar nga Anabel

9 Tetor 2020

Nga një ‘follow’ në Instagram te një martesë e

Courtney, 32 vjeç dhe Jared, 34, tregojnë historinë e tyre të njohjes për Bustle, e  cila fatmirësisht, përfundoi në kurorëzimin e çiftit me martesë.

“Dhjetë vjet më parë, kur Instagram-i ishte ende diçka e re, unë gjeta Jared, ndërsa shfletoja llogarinë e një shoku të përbashkët dhe shikoja kë ndiqte.

I bëra "follow" dhe pasi bëri "like" disa nga fotot e mia, edhe ai më ndoqi në Instagram.

Këmbyem shumë më shumë pëlqime dhe unë pyesja veten se edhe sa do të duheshin para se vërtet të "pëlqenim" njëri-tjetrin. Një natë, ai komentoi mbi foton time se kishte një "insta-crush" ndaj meje. (Crush – Kur “të bie në kokë” për dikë, e pëlqen)

Më vonë, më ka thënë se ju duk e tepërt dhe donte ta fshinte komentin, por nuk po dinte se si.

Gjithsesi, funksionoi! Edhe unë i ktheva: “insta-blushing” (Po skuqem).

Meqënëse Instagram, nuk kishte “inbox” (Direct Message) atëherë, na u desh të shkëmbenim numrat përmes Facebook.

Ai më dërgoi një mesazh ku më shkruante:

"Çfarë do të thoje nëse do të të pyesja a do dilje në një takim?”

Dhe unë iu përgjigja me:

“Patjetër që do thoja po!”

Në folëm në telefon para se të dilnim dhe gjithçka dukej kaq e natyrshme.

Në Instagram, ju mund të merrni një ndjesi të mirë për dikë dhe më pas të përpiqeni të analizoni sa do shkoni bashkë. Duke parë sekuenca sado të vogla apo të parëndësishme të jetës së tyre, bëhet disi më e lehtë që biseda të rrjedhë pa mundim. 

Ju mund të njihni interesat e tyre, çfarë iu pëlqen ose jo, apo edhe pjesë të së kaluarës së tyre. Sidoqoftë, impakti më i rëndësishëm është ai që merrni në momentin që jeni vërtet pranë njëri-tjetrit dhe sytë tuaj takohen.

Ne jemi të martuar prej më shumë se tetë vitesh dhe kemi tre fëmijë të mrekullueshëm. Ndihemi kaq me fat që e gjetëm njëri-tjerin, ashtu si e gjetëm."

Burimi: Bustle

MOS I HUMBISNI