Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj i është përgjigjur titujve të pavërtetë që duket se kanë qarkulluar së fundmi nëpër portale. Thuhej se spikerja e lajmeve, kishte përfunduar në urgjencë pas dhunës që Haradinaj kishte ushtruar mbi të.
Një lajm i tillë ka shqetësuar gjithë familjen, duke "detyruar" Anita Haradinajn ta mohonte publikisht përmes një statusi në Facebook.
"Kam 20 vite që punoj dhe jam pjesë e medias në Kosovë dhe sot, shpreh keqardhje për nivelin e tyre dhe tendencës që kanë për të prodhuar lajme banale. Tituj banalë e thashetheme për dy klikime më shumë a më pak.
Kam qenë shumë herë pjesë e lajmeve të tilla dhe e kam kuptuar që injorimi do të ishte formë e drejtë e përgjigjes, por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundur të injorohet sepse unë jam nënë, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar diku dikë. Eshtë e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulta. Unë jam shumë mirë dhe kam 17 vjet që jam shumë mirë me Ramushin."- shkruan ajo.