Health News

Studimi i ri thotë se Covid-19 mund të përhapet edhe përmes ajrit, në ambiente të mbyllura

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2020

Studimi i ri thotë se Covid-19 mund të përhapet edhe përmes

Ditën e hënë, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thanë se:

“Koronavirusi i ri mund të përhapet përmes ajrit te njerëzit që janë më shumë se 1.8 metra larg, nga një person i infektuar”.

Në një azhornim në faqen e saj zyrtare, CDC (Centers for Disease Control and Prevention - Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), tha se koronavirusi ndonjëherë mund të përhapet përmes grimcave të vogla, që mund të qëndrojnë në ajër dhe të infektojnë njerëzit e distancuar, të konsideruar më parë si të sigurt.

Shumë udhëzime për distancën shoqërore të miratuara nga vendet e punës, restorantet dhe dyqanet i këshillojnë njerëzit të qëndrojnë së paku 1.8 metra larg, për të shmangur transmetimin e patogjenit që shkakton Covid-19.

“Azhornimi i sotëm tregon ekzistencën e disa raporteve të botuara që tregojnë një sërë rrethanash të kufizuara dhe të pazakonta, kur njerëzit me Covid-19, mund të infektojnë të tjerët”, tha agjencia në një njoftim të lajmeve.

Muajin e kaluar, CDC postoi dhe më pas hoqi një udhëzim mbi transmetimin përmes ajrit, duke e përshkruar më vonë atë si një draft të postuar gabimisht.

Ndërkohë, një version i fundit i arkivuar i faqes në internet të CDC-së nuk përmendi transmetimin përmes ajrit, duke theksuar se mënyra kryesore e përhapjes së virusit është përmes kontaktit të ngushtë midis njerëzve që janë brenda gjashtë metrave larg njëri-tjetrit, përmes pikave të frymëmarrjes të lëshuara nga kollitja, teshtitja dhe të folurit. Ai pranoi që virusi mund të përhapet në mënyra të tjera, duke përfshirë sidomos, sipërfaqet e ndotura.

Së fundmi, faqja e azhurnuar e CDC përfshin një seksion që pranon se grimcat e virusit gjithashtu, ndonjëherë përhapen përmes ajrit, veçanërisht në hapësira të mbyllura me ventilim të dobët. Shkencëtarët besojnë se në këto raste, grimcat e virusit në ajër të emetuara "përqendrohen mjaftueshëm për të përhapur virusin tek njerëzit e tjerë", ndonjëherë direkt pasi personi i infektuar largohet.

"Transmetimet ndonjëherë ndodhnin kur personi i infektuar po merr frymë rëndë, po këndon, po ushtrohet etj", tha agjencia.

Burimi: Bloomberg Business

 

MOS I HUMBISNI