Brooklyn Beckham u përpoq të bënte për pak artistin e make up-it, me qëllim që të promovonte produktet e reja të bukurisë nga linja e Victoria-s. Teksa shihni përpjekjet e tij për t'i bërë grimin të fejuarës, Nicola, është e pamundur të mos ju shkojnë sytë tek tatuazhet.
View this post on Instagram
Në pjesën mbrapa të qafës, djali i madh i çiftit Beckham ka gdhendur një palë sy, që ngjajnë shumë me sytë që po shihni në video!
Brooklyn nuk konfirmoi kurrë që tatuazhi është një dedikim për të dashurën e zemrës, por kujt i duhet! Forma e syve, ngjyra, qerpikët dhe çdo detaj tjetër është identikë me sytë e Nicola-s! Fansat sigurisht që e vunë re dhe entuziazmi i tyre për gjestin e ëmbël të dashurisë, duket qartë nëpër komente.
S'mungonin as nga ata skeptikët që thoshin se Brooklyn do të pendohet shumë shpejt, por gjithsesi. Heqja e tatuazheve ekziston për çdo lloj rasti. Për aq kohë sa janë bashkë dhe të dashuruar, tatuazhi në qafë është goxha frymëzues!
Beckham i propozoi të fejuarës së tij në korrik pasi kaluan bashkë muajt e gjatë të karantinës.