Për Peshoren, të ketë një marrëdhënie të lumtur dhe harmonike është kryesore. Ndonjëherë ky është një qëllim kaq i rëndësishëm për ju, saqë jeni të gatshëm të sakrifikoni nevojat tuaja. Mos u dorëzoni shumë shpesh ndaj asaj që mendoni dhe besoni.
Ky muaj fillon me një Hënë të plotë në shtëpinë tuaj të shtatë të martesës dhe aleancave të tjera, kështu që mund të fejoheni, martoheni ose të përgatisni letra për të bërë zyrtare një marrëveshje me një bashkëpunëtor biznesi, agjent, publicist ose specialist tjetër.
Marsi ka qarkulluar në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve që nga 27 qershori, kështu që mund të keni zbuluar se partneri ka ca luhatje humori dhe duket sikur është bërë e vështirë të flasësh me të.
Kjo Hënë e plotë e 1 tetorit mund t'ju ndihmojë të zgjidhni se çfarë po ndodh. Më shumë gjasa, janë ndryshimet në jetën e partnerit që po e shkaktojnë këtë, jo ju, prandaj tregohuni të mirëkuptueshëm.
Nëse mendoni se ju dhe partneri juaj nuk jeni të përshtatshëm për njëri-tjetrin, mund të paraqisni dhe letrat e divorcit. Ky është një lloj muaji ekstrem i zi ose i bardhë, i ndezur ose i fikur.
Mund të ndodhë që ju dhe partneri të mos bini dakord në lidhje me paratë ose një çështje të pasurive të patundshme, një lëvizje ose blerje të një shtëpie, ose mënyrën më të mirë për të ndihmuar një prind. Nëse keni shpresuar që një prind të jetojë me ju, partneri mund të mos jetë dakord me këtë ide.
Gjërat mund të tensionohen më shumë në Hënën e re më 16 tetor. Ju mund të zhgënjeheni nga mungesa e progresit që po shihni në disa fusha të jetës, por nëse asgjë nuk po ecën përpara, sado e çuditshme të duket kjo, mirëpritni vonesat, sepse në këtë muaj të egër, vonesat do t'ju sjellin dobi.
Ky nuk është muaji ideal për të ndërmarrë iniciativa. Ja përse:
Mërkuri, planeti i marrëveshjeve, do të jetë në prapavijë nga 13 tetori deri më 3 nëntor dhe siç e dini tashmë, Marsi është gjithashtu në prapavijë deri në 13 nëntor. Nëse nënshkruani një kontratë, ajo do të duhet të rinegociohet më vonë, ose do ta gjeni të vështirë të përshtatni ditët që do të kaloni me pushime, me partnerin tuaj.
Në këtë muaj jo aq të lehtë, kemi një Hënë tjetër të plotë, 31 tetor, në Halloween. Kjo hënë e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të tetë të financave - domethënë paratë e njerëzve të tjerë.
Ju mund të duhet të paguani për dikë tjetër, ose të mos i merrni paratë që prisnit nga dikush. Personi tjetër mund të përpiqet të shmangë përgjegjësinë e tij dhe madje mund të kundërshtojë për të paguar.
Universi ju jep mjetin që ju nevojitet më shumë për t'u marrë me sfidat që ai sjell - energji shumë të lartë. Kjo e vërtetë ia vlen të përsëritet: Aspektet e vështira prodhojnë energji të lartë.
Në fund të muajit, më 27 tetor, Afërdita do të zhvendoset te Peshorja deri më 21 nëntor për herë të parë këtë vit. Një muaj i shkëlqyer po vjen, një muaj që do të jetë i përsosur për të bërë pazar, për të ndryshuar look apo për t'u bërë gati për romancë.
Prisni derisa Mërkuri të shkojë në pozicionin e tij më 3 nëntor, para se të bëni ndonjë nga argëtimet e mësipërme.
Marsi kthehet në pozicionin e tij në 13 nëntor dhe gjatë asaj kohe do ta shihni që planet me partnerin apo gjëra të tjera në axhendën tuaj do të ndodhin më lehtësisht. Ditë më të mira po vijnë për Peshoren!
Ju keni qenë duke punuar shumë për një projekt që ka karakter personal ose profesional. Ndiheni të konsumuar nga disa projekte gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit. Sidoqoftë, teksa arrini në 1 tetor, me Hënë të plotë, po arrini në një përfundim mbi një detyrë të rëndësishme, ose të paktën, ndodheni pranë një momenti të rëndësishëm që do ndikojë në rrugën që do merrni në këtë projekt në të ardhmen.
Duket se keni një njeri të rëndësishëm në punë, mendimit të të cilit zakonisht i besoni, por në këtë Hënë të plotë të çuditshme, ka të ngjarë që ky person t'ju japë këshilla ose kritika të pakërkuara.
Marsi aktualisht është në sektorin tuaj të detyrave dhe ndërveprimi i tij me Afërditën, tregon se puna juaj e palodhur dhe gjykimi i zgjuar do të jenë të dukshme, duke bërë që një projekt a detyrë e caktuar me të cilën po merreni, të bëhet një pikë e rëndësishme në karrierë.
Do të keni mundësinë të reflektoni mbi ndodhitë e jetës, gjatë 12-18 muajve të fundit. Ju gjithashtu mund të jeni duke menduar për një negociatë që po filloni, por si zakonisht, ky muaj vazhdon të sjellë pengesa, prandaj jini të kënaqur me përparimin e ngadaltë që do të bëni, pasi këto ritme të ngadalta, do i ndjejnë në fakt, të gjitha shenjat. Kjo për shkak se Marsi është në prapavijë dhe do të kthehet në pozicionin e tij më 13 nëntor.
Mërkuri do të jetë gjithashtu në prapavijë nga 13 tetori deri më 3 nëntor, prandaj do të duhet të jeni të durueshëm. Mbaroni punë me çdo dokument të rëndësishëm nga fundi i nëntorit dhe nëse ndonjë dokument ju duhet me patjetër, sigurohuni ta zgjidhni deri më 5 tetor.
Neptuni do të jetë në një pozicion jashtëzakonisht mbështetës ndaj Saturnit, Plutonit dhe Jupiterit, duke rritur kreativitetin tuaj në mënyra të dukshme.
Nëse punoni në një fushë krijuese ose jeni duke punuar në një projekt personal artistik (të tilla si një rinovim ose ndryshim në dekor), Neptuni do t'ju ofrojë ndihmë të madhe në mënyrë që të bëni zgjedhjet që doni. Neptuni gjithashtu do t'ju ndihmojë të mendoni për mënyra imagjinare për të kapërcyer një ngërç në një negociatë, nëse hasni një.
Muaji do të përfundojë me drama. Gazetarët flasin gjithmonë për befasinë e tetorit dhe kjo sepse (pa dijeni për reporterët) është shkaktuar nga Urani në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Diellin.
Ky kundërshtim i rreptë i Uranit ndaj Diellit do të bjerë në një Hënë të plotë, më 31 tetor, duke e bërë atë të ngarkuar emocionalisht. Kjo nuk është një natë për të dalë. Njerëzit që do të hasni do të ndjehen të brishtë dhe emocionalë. Nëse planifikoni të festoni Halloween-in, mbani një grup të vogël.
Urani që kundërshton Diellin mund të jetë i vështirë për shëndetin tuaj, prandaj qëndroni të shëndetshëm, merrni vitamina, mbani maskën dhe lani duart.