Edhe pse tashmë Justin Bieber është i martuar me Hailey Baldwin, fansat përpiqen herë pas here të gjejnë diçka që e lidh këngëtarin me ish-in e tij, Selena Gomez.
Së fundmi, ata mendojnë se tatuazhi i fundit i Justin është një “homazh i fshehtë” për Selenën.
Muajin e kaluar, 26-vjeçari zbuloi një trëndafil dramatik në zonën e qafës, i realizuar nga artisti i famshëm i tatuazheve, Dr. Woo.
Dizajni i trëndafilit ka një kërcell të gjatë plot me ferra, gjemba, gjethe dhe sytha të vegjël.
Grupi i fansave “Jelena”, mbështetës të romancës Justin-Selena, mendojnë se ka një mesazh të fshehur në këtë trëndafil.
Një profil shkroi në Instagramin e këngëtarit:
“Trëndafili ka një S të çuditshme. Një S për Selena!!! Nuk ndaloj dot së bërituri!!”
Një tjetër pajtohet:
“O Zot! Ka një S në tatuazhin e tij dhe unë jam gati të bërtas!!”
Edhe të tjerë ju bashkangjitën “konspiracionit”:
“Kjo dashuri nuk ka fund!”
Disa të tjerë thjesht ngritën pyetjen:
“Justin paska bërë një tatuazh për Selenën?”
Shumë njerëz mendojnë se tatuazhi ka qenë simboli i dashurisë së Selenës dhe Justin, gjatë kohës kur ishin bashkë.
Ndërsa, The Sun shkruan se Justin dhe Selena kanë komunikuar bashkë gjatë karantinës.
Një burim për revistën shkruante:
"Selena ka mbajtur distancën e saj nga Justin por ai kohët e fundit filloi ta kontaktojë përsëri.”