Celebrity

Aktorja ‘mbron’ flokët e gjatë të djalit të saj 9-vjeçar

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2020

Aktorja ‘mbron’ flokët e gjatë të djalit të saj

Ylli I “Clueless”, Alicia Silverstone në një postim të fundit në Instagram ka folur për flokët e gjatë të djalit të saj 9-vjeçar, Bear.

Aktorja ‘mbron’ flokët e gjatë të djalit të saj

"Një herë, djali im u tall nga fëmijët e tjerë për shkak të flokëve të tij në një udhëtim me autobus. Pasi u kthye, ai më tha se donte t’i priste flokët, por kur shkuam në orarin që kishim caktuar të nesërmen, ai tha:

"Të lutem më hiq vetëm majat, pasi dua t’i rris flokët deri tek beli."

Silverstone vazhdon:

“Ai është djali im! Ai e di kush është. Ai i do flokët e tij dhe zgjedh t'i ketë ato të gjatë. Mami dhe babi s’do ta ndalojnë atë së qeni vetvetja. Ai është i bukur dhe ne i duam flokët e tij! Ne kurrë nuk do të impononim ndonjë ide sociale, rreth asaj se si duhet të duken flokët te një djalë apo vajzë.

Të gjithë duhet të përpiqemi të përqafojmë fëmijët tanë dhe atë që ata zgjedhin të jenë, pa asnjë gjykim!

Aktorja ‘mbron’ flokët e gjatë të djalit të saj

Në fund ajo thotë se edhe shumë burra të bukur kanë flokë të gjatë, si Brad Pitt, Harry Styles, Jason Momoa dhe.. Jezusi!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alicia Silverstone (@aliciasilverstone) on

Burimi: Today