Mama

A ju duket sikur të gjithë janë shtatzënë? Në fakt, është e kundërta

A ju duket sikur të gjithë janë shtatzënë? Në

Në një vit pandemie si ky, një nga shumë gjërat që kemi lexuar është shtatzënia. Mjafton të kujtojmë: Emma Roberts shtatzënë, Mandy Moore shtatzënë, Ashley Tisdale shtatzënë, princesha Eugenie shtatzënë, Elita Rudi shtatzënë, Arbana Osmani shtatzënë, Rose Leslie shtatzënë, Sara Hoxha shtatzënë etj. dhe e mbyllim me Gigi Hadid, e cila sapo është bërë nënë. Thënë kjo, duket sikur të gjithë janë në pritje të ëmbël.

Në fakt, nuk është çudi që shtatzënia të jetë ngjitëse, të paktën jo për shoqet e gjimnazit. Sipas një studimi të American Sociological Review në vitin 2014 (via Reuters), vajzat dhe gratë, të cilat kanë qenë shoqe në gjimnaz, kanë më shumë gjasa që të ndjekin shembullin e njëra-tjetrës. Me pak fjalë, nëse një shoqja juaj e gjimnazit është në pritje të ëmbël, ka të ngjarë që të ndikojë edhe te planet tuaja për t’u bërë prind. Kjo njihet si "influenca sociale". Për më tepër, nuk është e pakuptimtë që të mbyllur në shtëpi për ditë me radhë, shumë çifte të kenë rimenduar planet për fëmijë.

Megjithatë, duhen marrë parasysh disa faktorë të rëndësishëm. Ndonëse duket me të vërtetë sikur ka gjithnjë e më tepër gra shtatzënë, në fakt gjasat janë që të jetë krejt e kundërta. Një arsye logjike pse ndodh të dëgjojmë për shtatzënitë është fakti se në mesin e gjithë kësaj “rrëmuje” socialo-ekonomike dhe mbi të gjitha shëndetësore, priremi t’u kushtojmë më shumë rëndësi lajmeve të gëzueshme të shtatzënive dhe bebeve.  

Duke marrë si shembull situata të ngjashme në histori, me shumë mundësi do të kemi një “baby bust” dhe jo “baby boom”. Ç’do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se numri i lindjeve do të pësojë rënie. Sipas Brookings Institution – grup kërkimor amerikan i themeluar që në vitin 1916 – shkalla e lindjeve në vendet e zhvilluara pësoi rënie pas krizave shëndetësore dhe ekonomike, si Depresioni i Madh, Kriza Globale Financiare apo pandemia e gripit të vitit 1918, e cila njihet si pandemia e gripit spanjoll. Pra, kjo sugjeron që Covid-19 do të ketë një ndikim shumë herë më të madh, pasi kriza shëndetësore ka prekur ekonominë gjithashtu.

Përsa i përket numrit të lindjeve në Shqipëri, do të duhet që të presim statistikat e këtij fundviti ose fillimit të vitit 2021 (duke marrë parasysh që infektimet e para dhe karantina nisën në mars). Sidoqoftë, referuar të dhënave të Institutit të Statistikave për tremujorin e dytë, numri i lindjeve ka pësuar rënie me 8% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019. Ky trend i pakësimit të lindjeve vihet re që prej vitit 2017.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Do you feel like everyone is pregnant? In fact, it is the opposite

A ju duket sikur të gjithë janë shtatzënë? Në

In a pandemic year like this, one of the many things we read is pregnancy. Suffice it to recall: Chrissy Teigen pregnant, Emma Roberts pregnant, Mandy Moore pregnant, Ashley Tisdale pregnant, Princess Eugenie pregnant, Elita Rudi pregnant, Arbana Osmani pregnant, Rose Leslie pregnant, Sara Hoxha  pregnant, etc. and we close with Gigi Hadid, who has just become a mother . That said, it looks like everyone is in sweet anticipation.

In fact, it is no wonder pregnancy is contagious, at least not for high school friends. According to a 2014 American Sociological Review study (via Reuters), girls and women who have been high school friends are more likely to follow each other's example. In short, if your high school friend is in sweet anticipation, it is likely to influence your plans to become a parent as well. This is known as "social influence". Moreover, it is not unreasonable that locked up at home for days, many couples have rethought plans for children.

However, some important factors need to be considered. While it may seem like there are more and more pregnant women, in reality the odds are quite the opposite. A logical reason why we happen to hear about pregnancies is the fact that in the midst of all this socio-economic "clutter" and, above all, health, we tend to pay more attention to the good news of pregnancies and babies.  

Taking similar situations in history as an example, we will most likely have a "baby bust" and not a "baby boom". What does this mean?

This means that the number of births will decrease. According to the Brookings Institution  - an American research group founded in 1916 - the birth rate in developed countries declined after health and economic crises, such as the Great Depression, the Global Financial Crisis or the 1918 flu pandemic, known as the pandemic of Spanish flu. So this suggests that Covid-19 will have a much greater impact, as the health crisis has affected the economy as well.

Regarding the number of births in Albania, we will have to wait for the statistics of this end of the year or the beginning of 2021 (considering that the first infections and quarantine started in March). However, referring to the data of the Institute of Statistics for the second quarter, the number of births has decreased by 8% compared to the second quarter of 2019. This downward trend in births is observed since 2017.