Shendeti i Gruas

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet të dimë dhe çfarë dimë gabim për tamponët

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2020

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet

Mund të duket si një krahasim i pavend, megjithatë Healthline – një nga sitet më të vlerësuara dhe më të besuara përsa i përket shëndetit – thotë se përdorimi i tamponëve është si të ngasësh biçikletën: Në fillim të duket e frikshme, më pas fillon edhe mësohesh, ndërsa më vonë të duket gjëja më e thjeshtë në botë. Thënë kjo, tamponët janë sot një nga produktet më të preferuara për vajzat dhe gratë gjatë ciklit menstrual.

Healthline thekson se ju mund ta mbani tamponin edhe kur notoni, nuk keni pse shqetësoheni nëse do të duket diçka dhe nëse e vendosni siç duhet, nuk do ta ndjeni aspak. Megjithatë, pavarësisht gjithë avantazheve, nga ana tjetër ka edhe një lloj hezitimi për përdorimin e tyre.

Në një sondazh të @anabel_media në Instagram, 10,098 vajza/gra u përgjigjën se “s’i kanë përdorur kurrë”, 4126 thanë se “i përdorin shumë rrallë, 1978 prej tyre “i përdorin shpesh” dhe 647 “i kanë përdorur, por s’i përdorin më”. Sigurisht që saktësia e shifrave të sondazhit është e kufizuar, megjithatë është mjaftueshëm për të krijuar një ide të përgjithshme rreth qasjes ndaj tamponëve.

Në një tjetër pyetësor, pyetëm ndjekëset në lidhje me arsyet pse nuk i përdorin tamponët dhe referuar përgjigjeve të tyre, arsyet kryesore janë: të qenurit e virgjër, mungesa e informacionit në lidhje me vendosjen e tij si edhe parehatia (kruarje, irritim, djegie etj).

Përpara se të përqendrohemi te dy arsyet e fundit, vlejmë të shtojmë se tamponët nuk ndikojnë te virgjëria. Sipas KidHealth.org, gjithashtu një nga site-t më të besuara në lidhje me shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, të gjitha vajzat mund t’i përdorin tamponët. Megjithatë vendosja mund të kërkojë pak praktikë, ndaj nuk përdoren shpesh nga vajzat e virgjëra.

Kalojmë te mungesa e informacionit mbi përdorimin. Tamponët vijnë të shoqëruar me ilustrime, megjithatë duhet të dini se kërkohet pak praktikë. Pra, nuk është se përjashtohet mundësia e ndonjë incidenti të vogël. Sidoqoftë, duhet të lani gjithmonë duart paraprakisht. Përsa i përket vendosjes, pozicioni i këmbëve varet nga njeriu. Kështu që edhe këtu do t’ju duhet të eksperimentoni pak. Pasi të keni gjetur hapjen tuaj vaginale, vendosni tamponin. Herët e para mund t’ju nevojitet një aplikator. Nëse ndjeni parehati, me gjasë e keni vendosur gabim. Kur vendoset mirë, tamponi nuk ndihet fare. Në lidhje me kohën e mbajtjes, sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), tamponi nuk shkakton asnjë rrezik nëse ndërrohet çdo 4 deri në 8 orë.

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet
Aplikator

Tani do të trajtojmë problematikat shëndetësore si djegia dhe kruajtja, të cilat duken se janë më problematike dhe të përhapura.

Në fillim duhet të sqarojmë se tamponët nuk janë krijuar për të shkaktuar dhimbje, djegie, kruajtje apo çdo parehati tjetër. Përsa kohë një pjesë e mirë e vajzave dhe grave i kanë zgjedhjen e tyre të parë gjatë ciklit menstrual, do të thotë se problemi shkon përtej tamponit si produkt, por lidhet me markën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cataleya Care (@cataleyacare.al) on

Cataleya Care është një markë që përdor produkte 100% organike, cilësia e të cilave është vërtetuar nga Standardi Global i Tekstileve Organike. Të gjitha produktet e Cataleya Care janë prej pambuku, jashtëzakonisht delikate dhe të rehatshme për pjesët intime. Nëse keni kruajtje ose djegie në zonën intime, këshillohet që të përdorni produkte organike për të shmangur reaksionet.

Tamponët jo-organikë përmbajnë kimikate dhe këta përbërës mund të jenë shkaktarë të shumë infeksioneve. Te produktet jo-organike, gjenden përbërës të rrezikshëm që mund të shkaktojnë edhe gjendje shqetësuese si entometrioza apo kanceri. Meqë po trajtojmë përdorimin e tamponëve, Cataleya Care ka vetëm tamponë të kompozueshëm dhe të biodegradueshëm, pa dioksina dhe mbetje pesticide, pa klor dhe pa plastikë. Produktet e Calaleya, të cilat nuk përmbajnë fragranca dhe ngjyrues, janë miqësore me mjedisin; kartoni i paketimit për shembull është i ricikluar dhe i printuar me bojë me bazë vegjetale.

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet

Cataleya sjell produktet e Natra Care, të mirënjohura për përbërjet pa plastikë dhe klor, të miratuara dhe vlerësuara nga Vegetarian Society Approved dhe Nordic Ecolabel, të certifikuara nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës, madje kanë fituar Ethical Award nga The Ethical Company Organisation, e cila vlerëson dhe promovon kompanitë lider në botë. Tamponët janë një nga dhjetëra produkte të Cataleya Care, të cilat do t’jua bëjnë ditët e periodave më të thjeshta se kurrë, nga qetësuesit, linesat, larësit intimë, skrabet për trupin, produktet e spa e deri te maskat gold për zonën e syve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cataleya Care (@cataleyacare.al) on

Filozofia e Cataleya është “të gjitha në një”, sepse ditët e periodave janë komplekse. Për këtë arsye, kompania ofron kutitë me produktet e mësipërme, në variantet Minimal Care, Standard Care dhe Cataleya Care. Ju thjesht zgjidhni se çfarë keni nevojë. Sikur të mos mjaftonte kjo, mund të caktoni ditën dhe kutia me superheronjë e vegjël të menstruacioneve ju mbërrin në shtëpi. Për çdo të papritur, mos u shqetësoni – vjen brenda ditës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cataleya Care (@cataleyacare.al) on

Për më shumë informacion për produktet e Catalayea Care mund të vizitoni website-n dhe faqen në Instagram.

P.S. Periodat s’do të jenë kurrë ditë të bukura, por me Cataleya do t’i keni më të thjeshta dhe mbi të gjitha, më të sigurta. :)

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet

Nga përdorimi te produktet më cilësore: Çfarë duhet

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI