Celebrity

10 ditë pas publikimit të screenshot-eve: Demi Lovato i jep fund fejesës?

Shkruar nga Anabel

25 Shtator 2020

10 ditë pas publikimit të screenshot-eve: Demi Lovato i jep fund

Demi Lovato dhe Max Ehrich i kanë dhënë fund fejesës, sipas një burimi të sigurt të People.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara për t’u përqëndruar te karrierat përkatëse,” u shpreh burimi. “Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar bashkë.”

10 ditë pas publikimit të screenshot-eve: Demi Lovato i jep fund

Ndarja vjen dy muaj pasi Ehrich i propozoi Demi-t në Malibu dhe 10 ditë pas publikimit të disa screenshot-eve, në të cilat pretendohet se kohë më parë, Max ofendonte Demi-n dhe mburrte Selena Gomez. Pasi fotot qarkulluan në internet, Demi reagoi duke i konsideruar postimet “false”.

Max dhe Demi nuk i kanë fshirë fotot nga profilet e tyre në rrjete sociale dhe nuk kanë reaguar ende.

 

MOS I HUMBISNI