Historia Ime

Vendimi më i vështirë që më është dashur të marr

7 Janar 2015

Vendimi më i vështirë që më është dashur

Letra 1
Peeshendetje Anabel.  Vendimi me i veshtire ne jeten time ishte ndarja. Prishja e marteses tone.  Kishim nje familje te bukur. Ne kete martese lindem dy femije te mrekullueshem. Gjithcka ishte normale ne familjen tone si cdo cift isha e rregullt ne detyrimet e mia ndaj burrit dhe femijeve te mi.  Jetonim jashte shtetit si te gjithe emigrantet kursyem  bleme nje shtepi ,nje makine femijt u rriten pak . Mendoja me vete tani jemi mire.  Kur papritur filloi te ndryshonte sjellja e ish burrit  Vinte ne shtepi dhe fillonte diskutime qe perfundonin ne sherr. Detyrimisht i shikoj telefonin dhe shikoj foton e nje femre . Ne ate moment cdo gje u shemb nen kembe ,nk i thash gje per momentin. Akoma vazhdonte te vinte ne shtepi dhe zihej  Kur nje dite kishte lene nje leter dhe kish ikur me te dashuren Bej prape te padituren i lutem te kthehej ne shtepi.  Erdhi jetuam edhe tre muaj bashke te hyj te dal sipas qefit ne shtepi. Nje nate ketej nje nate andej. Vuajta shume shpirterisht sa ne kete dite falenderoj zotin qe me dha force te jetoj per femijt e mi.  Tradhetia e tij ishte arsye qe mora vendimin te ndahesha.  E vuajta shume kete vendim por me dhane force engjejt e mi ,qe i dua shume edhe jeten do jepja per ta.

Letra 2
Mirembrema anabelista  Vendimi me i veshtire qe kam marre ne jeten time ishte me ke te qendroja pas ndarjes se prinderve te mi .Ate koh isha vetem 12 vjec nuk e di nese ka qen vendimi i  duhur por un jom shum e lumtur ktu ku jom , edhe pse me mungon shum dashuria e dy prindreve ...Para 5 vitesh kur prindrit e mi  vendosen te ndahen sipas ligjit un rash me mamin por un nuk nejta  me ta un nejta ne shtepin ku jom  rritur , pran gjysherve te mi pasi babi jetonte ne itali nuk shkova as te jetoja ne itali pran babit s'doja  t'ia beja ket mamit te rrija larg saj ...Ka qen periudha me e keqe e jetes time kur mu ka desh te rri  larg vllait tim ishte shum e veshtire po falenderoj zotin qe mamin e vllain si kom larg dhe i  takoj shpejt .Esht fat i madh te kem nje gjysh e gjyshe si te mite qe me kan mbeshtet gjithmon  keshilluar dhe jon bo per mu si bab e nen i du pafund ....ndonjeher jan ca periudha ne jet qe na bojn  me te forte ndoshta ndarja e prinderve mka vrare shum po mka bo me luftarake dhe te pamboshtur dhe nuk lejoj askend te shoh lotet ne syt e mi mka ber dhe te pandjeshem dhe pa besim ne dashuri nuk ja uroj askujt ket ... Ju uroj te gjithve lumturi ne familje se ku ke lumturi e dashuri ne familje ke gjithcka

Letra 3
prsh Anabel...per mua vendimi me I veshtire ka qene kur une studioja isha me rezultate mjaft te mira ,e kisha marre cdo gje me qejfpor erdhi nje dite ku familje ime kishte vendosur te fejohesha dhe te lija cdo gje pergjysem..nuk Doja ju shpreha shume per kte gje por ndodhi deshira e tyre ...une U martova e shkova ne emigracion endrrat e Mia U mbyllen,Pasi kur se njeh personin zduhet te vendosessh aspak,se ky edhe tani pas shume lutjesh qe I bej une per ta vazhduar ska aspak qejf..  umne kam femije,ky as nuk punon,une punoj per te mbajtur familjen,por nqse une do isha bere dikush ne profesionin Tim cdo gje do ishte ndryshe cdo gje do ishte me bukur...ndaj ju them ju qe mos lejoni asgje pergjysem ...

Letra 4
Mirembrema Anabel, e di qe do duket dicka banale, por vendimi me i veshtire qe kam mare ka qene ndarja nga i dashuri im, ka ndodhur pikerisht fiks para 1 viti. Dhe ky per mua ka qene nje vit Ringjalljeje. Vetem tani kuptoj se si kam humbur mbi 3 vjet me ate njeri. Thjesht per kokfortesine time. Kisha humbur vetvleresim dhe dashurine per veten time. E si mundet une te doja nje njeri qe me bente te mos doja me veten time. Dua tiu tregoj pak historine time, jo ne shume detaje, por me shpresen se mund te ndihmoj dike. Me kete person isha lidhur prej mbi 3 vitesh, por historia jone duhet te kishte perfunduar qe ne vitin e pare. Pse vazhdoi kaq shume? Sepse familja ime nuk donte qe une te vazhdoja me te, edhe une si kokeforte, dhe per tiu treguar qe ishin gabim vazhdova me kete person, duke genjyer familjen time. Kane qene 3 vite vuajtje nga te dyja anet, nga ana e prinderve, sepse ndihesha ne faj qe i mashtroja, dhe nga ana e tij, sepse me bente presion dhe perdorte kete gje per te me bere me shume presion, qe gjoja vetem ai bente per lidhjen tone, kurse une sbeja asgje. Lidhje me kete person e mbylla vete, pa u ndikuar nga prinderit, por nese ata nuk do kishin nderhyre, brenda nje viti do ishim ndare, sepse ishim shume te ndryshem nga njeri tjetri (nga karakteri, nga sjellja etj), dhe vinim edhe nga ambjete te ndryshme. Cfare me beri qe ta mblidhja mendjen? Ishte mbushur kupa, pasigurite dhe ndjenja e inferioritetit e tij perktheheshin gjithmone ne "sulme" (as dhune fizike as dhune verbale, pa merak) ndaj meje, xhelozia e papare e tij dhe mbi te gjitha, fillova te mendoja per te ardhmen time qe nuk ishte me me te. Ah po, kishte mbi nje vit, qe thoshte qe po mundohej te krijonte dikca per te ardhmen tone, dhe nuk beri asgje. Nuk pata guximin ta lija me perpara Anabel se isha e dobet, me mungonte dashuria per veten, edhe me dukej sikur vetem ai me donte. Derisa, dicka u thye brenda meje, edhe qe prej atehere ska me kthim mbrapa.  Sishte e lehte ta lija pas, por ia dola! Koha, shoqet, pet-therapy, puna ndimojne. Tani jam nje person tjeter, me i mire e me i forte, kam ndryshuar jete, edhe shtet madje, kam udhetuar e bere gjithe ato gjera qe me perpara ai sme lejonte ti beja, e nuk kam per te lejuar askend qe te mund te me ver perseri kembet ne koke sic e beri ish-i im. Ah po, nese ish-i im e lexon kete i them: Ej, V me ke akoma ato leket pa me derguar tek llogaria bankare. Dy keshilla, nese mundem: Keshille prinderve qe nderhyjne "per te miren e femijes": lirini te bejne zgjedhjet e tyre! Keshille femijeve "rebel": bejini zgjedhjet per vete e jo per te kundershtuar, dhe prinderit normalisht ju duan vetem te miren. Anabel, e di kjo eshte pak histori e thjeshte, jo shume interesante, por nje pjese e ne Anabelisteve keshtu jemi, me nje jete te "thjeshte e pa shume drama", dhe mendoj se mbase dikush tjeter ndodhet ne te njejten situate si une, e uroj qe kjo ti jap shtysen qe te mar nje vendim per jeten e vet, duke vene ne plan te pare dashurine per veten! Naten e mire!

Letra 5
Pershendetje Anabel,vendimi me i veshtire per mua ka qene te shoh jeten me ngjyra. Jam nje vajz 20 vj qe 8 vitet e fundit i kam kaluar ne mes prindrish te ndare por qe jetojne ne te njejten shtepi.kur isha 15,kur askush se kishte mendjen tek un ose te pakten keshtu mendoja un,bera gabimin me te madh qe mund te bej dikush,Tentova te vetvritem.Ka qene nje jave e tmerrshme ajo qe kalova deri sa e mora veten,por me keq ndihesha pasi u zgjova dhe degjova mamin e babin te ziheshim mes ulerimash e gjuajtjesh dhe mbi te gjitha u ndjeva shume keq kur askush sme pyeti per arsyen e veprimit tim.Pas disa kohesh mora vesh qe familja ime e dinte qe un do e beja ate gje dhe kurre nuk ben asgje per ta parandaluar.Gjithesesi pasi u permirsova,perfundova gjimnazin me mesatare 9,fitova shkollen e larte ne degen qe doja,gjeta nje pune me te cilen mbaj veten dhe ndonjehere dhe shpin.  Di te them qe me eshte dashur shume pune qe te gjej force per te vazhduar por ky ishte vendimi im,i thash vetes MJAFT I PE GJERAT VETEM BARDH E ZI. Uroj ta bejn te gjithe kte  Anonim te lutem

Letra 6
Jeta te vendos perballe zgjedhjeve gjithmone.... Isha 6 muajshe shtatzane, me nje shtatzani te qete dhe nje jete te lumtur. Shpesh mendoja se isha me shume fat. Kisha pasur vec ngjitje shkallesh ne jete pasi edhe ato pak rrezime skishin lene plage te thella. Por nje dite jo si gjith te tjerat pata komplikacione.. Me vendosen para nje vendimi qe edhe sot me perlot... duhet te hiqja krijesen qe rritej brenda meje nese.sdoja te humbja jeten. Britmat e mia, lotet e nenes sime, fjalet e ndiera te bashkeshortit ... sdo me hiqen nga mendja kurre... por jeta nuk u mjaftua. Zbulova se nuk jam aq e shendetshme sa mendoja, zbulova se jeta eshte cdo dite sfide. Zgjedhjet jane ndonjeher te detyruara rendesi ka te dashurohemi me jeten. anonim

Letra 7
Vendimi me i veshtire qe me eshte dashur te bej ne jete? Sa e lexova temen mu kujtua kjo histori qe perpiqem ta harroj! Me eshte dashur te kryej marrdhenie me pagese qe ti shpetoj jeten tim shoqi kur duhej te operohej nga nje tumor. Te gjitha kursimet i kishim harxhuar spitaleve me mjek qe na rripnin e na jepnij diagnoza te gabuara derisa ne nje klinike private e zbuluan qe ne fakt kishte nje tumor ne tru qe fal te MADHIT ZOT nuk ju perserit me pas operacionit. Vet e di veshtirsine dhe luften me moralin tim qe kam bere derisa mora kete vendim dhe sesa e rende me duket vetja akoma po nuk kisha me zgjidhje. Sot jemi shum mire ekonomikisht sepse ai punon e fiton mire edhe vete punoj dhe u shtuam dhe me djal. Po kete vendim te dhimbshem qe mora e di qe bera mire po e di qe burri po ta dinte do preferonte te kishte vdekur. Me ler anonim dhe mua dhe te falemnderoj qe na jep nje vend ku ta shfryjme pak shpirtin.

Letra 8
Pershendetje Anabel! Eshte hera e pare qe ju shkruaj por historite tuaja I lexoj gjithmon. Dhe rastesisht pashe qe tema sonte qenka per vendimet. Them rastesisht pasi un jam gati te marr nje vendim sonte dhe do doja shum ta publikonit kete sepse me duhet mendimi I atyre komentuesve me komentetet e te cileve qesh aq shume cdo nate. Ndoshta me bejne te qesh pak dhe me veten.  Sdo ju tregoj asnje histori se njesoj jane te gjitha. Dua vetem mendimin tuaj si ti jap fund me te. Kam nje lidhje prej 4 vjetesh por qe e di qe I ka ardhur fundi e dua te jem une ajo qe do ti jape fund. Ai eshte shnderruar ne nje egoist, njeri qe nuk e shpreh me dashurine se I duket "jo burreri " (nrm me ka tani). Ai eshte bere ai njeri qe te sheh duke qare se prekesh nga dicka qe te ben dhe sthote asgje vetem te sheh per te te thene pas 2 oresh qe qajte per kot. Ai hiqet sikur si intereson ti por nuk do ti jape fund. Dhe pas cdo fundi rikthehet. Ai eshte bere i dashuri qe harxhon shum kohe me shoqet dhe publikon vazhdimisht foto me ta edhe pas diskutimeve tona. Kete beri dhe sonte. Pas nje diskutimi prej 1 ore nese X-sen e kishte thjesht shoqe apo me shum dhe pse kishte injoruar sms tim ndersa ishte per kafe me te ai publikoi nje foto qe kishin bere gjate kafes.  Dhe kur I thash pse e bere kete me tha thjesht nje " Pse cfare ka? " hahaha  Un dua ti bej nje dhurate vetes, dhe atij. Dua ti jap fund me te edhe pse ai se pret kete gje kurre nga une. Mendon qe sjam e afte.  Do doja shume te merrja nje mendim se cila eshte menyra me e mire per ti dhene fund. Flm nqs e publikoni. Do jem duke pritur.  Anonim te lutem.

Letra 9
Vendimi me i veshtire ka qene ndarja nga lidhja ime e pare,,u njohem ne shtator 2011 ne ambient pune, pasi shoqet filluan ta pelqejne pasi kishte jetuar 11 vite jashte i vura qellim vetes ta beja per vete.pas 5 muajsh n 14 shkurt ai me kerkon te behem e dashura e tij, pranoj. Ai ishte 33 vjet kishim 11 vjet diference, me kerkon te flas me prindrit per ta bere me serioze, ata e kundershtuan kete lidhje dhe mua me duhej ta lija ate. Nk e di nese kam mare vendimin e duhur jemi ende vetem te dy. Pas asaj kohe nuk kemi folur per 2 vjet me pas me kerkoi ai por nuk u takuam...ju lutem anonim

Letra 10
Mirembrema anabel.kam dashur te shkruaj me shpejt po nuk kam mundur.ju lutem do te kisha deshire te publikonit letren time ne lidhje me vendimin tim ne jete. dhe ju lutem te me linit anonim Kam qene 17 vjece ku un kam marr vendimin te ndahem nga njeriu me te cilin zemra ime ishte e dashuruar per here te pare.kjo per arsye familjare dhe moshe.kemi qene te dy shoke gjimnazi.une tani jam e martuar dhe e lumtur me familjen time pasi ne jete ka ardhur djali yne....dadhuria e pare nuk harrohet por kurohet .te dashura vajza mos u verboni me rastet ku u hedh jeta....tregohuni mencuri ne zgjedhjet qe beni...ju persh dhe ju falenderoj

Letra 11
m.mbrema anabel..vendimi me i veshtir..une akoma nuk e kam mar dhe duhet ta mar se nga ky vendim varet e ardhmja ime..prej shum vitesh jam ne nje lidhje me nje djal qe me ben super te lumtur..familja ime nuk pranon dhe nuk do pranoj kurr.nuk di se kur do ta mar vendimin me familjen apo me te..