Health News

Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të mungojë në çantat e fëmijëve tuaj

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2020

Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të
PHOTO COURTESY OF ANABEL.AL

Rikthimi i fëmijëve në shkollë, përveç të tjerave i ka vënë prindërit dhe gjithë arsimin në përgjithësi, para një pasigurie të madhe. Si do të sillen ata në kohë pandemie? A është e mundur për fëmijët t’i zbatojnë gjithë masat që na kujtohen çdo ditë? Çfarë rreziku përbën për gjithë familjen shkujdesja e një fëmije gjatë kohës që është në ambientet e shkollës?

Sigurisht, për të tilla pyetje drejtojmë sytë çdo ditë nga ekspertët dhe këshillat e tyre, por çfarë mbetet në fund të ditës është ndergjegja personale dhe kujdesi/edukimi i gjithsecilit për veten. Si duhet të veprojnë prindërit dhe institucioni teksa fëmijët dhe të gjithë ne përballemi me normalitetin e ri?

Kryesorja është që prindërit t’i pajisin fëmijët me mjetet e duhura, duke i shpjeguar sa i rëndësishëm është përdorimi i tyre.

1

Në çantën e shkollës nuk duhet të mungojë xheli antibakterial Eagle Hand Sanitizer 100 ml ose 80 ml, për t’u përdorur pas çdo prekjeje me shokët e klasës apo sende të tjera dhe më e rëndësishmja, para ushqimit. Aquila Group sigurohet që dezinfektantët të kenë përbërësit e duhur dhe ta kryejnë funksionin pa përbërë asnjë rrezik për fëmijët.

Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të
EAGLE HAND SANITIZER ME 65% ALKOL, PRODHUAR NGA AQUILA GROUP, ÇERTIFIKUAR NGA INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK
Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të
EAGLE HAND SANITIZER ME 65% ALKOOL, PRODHUAR NGA AQUILA GROUP, ÇERTIFIKUAR NGA INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

2

Klasat, përtej faktit që duhen pastruar dhe dezinfektuar çdo ditë, duhet të pajisen me antibakterial Eagle Hand Sanitizer versionin 500 ml ose 1 liter, i çili sugjerohet të vendoset në tryezën e mësuesit që të përdoret lehtësisht nga nxënësit.

Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të

3

Kujdes edhe më i veçantë duhet treguar për banjat e shkollës. Numri më i madh i mikrobeve gjendet atje, prandaj është shumë e rëndësishme pajisja e tualeteve me gjithë mjetet e nevojshme. Alkooli etilik 70% apo antibakterialët s’duhet të mungojnë për asnjë arsye!

Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të

4

Në mensat e shkollës, në palestra dhe çdo ambient tjetër, produktet  Eagle Hand Sanitizer të Aquila Group duhet të jenë aty. Gel-ët higjenizues janë siguri dhe parandalojnë atë prej të cilës druhemi të gjithë, prekjes nga Covid-19.

Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të

5

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, fëmijët duhet t’i kujtoni që herë pas here të dezinfektojnë sendet personale. Mjafton një alkool i vogël 100ml për të pastruar stilolapsin që ia kërkoi shoku i klasës, celularin, apo bangën ku kanë vendosur bërrylat.

Mos harroni që zgjedhja e produkteve të duhura të higjenës është po aq rëndësishme sa përdorimi i tyre.

Pasiguria nga Covid-19 në shkolla: Çfarë s’duhet të

Për më shumë, klikoni në llogarinë e tyre të Instagram-it ose në faqen zyrtare të web-it të Aquila Group 

MOS I HUMBISNI