Instagramming

Almeda liston gjithë arsyet pse Tolgahan s'është xheloz për të

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2020

Almeda liston gjithë arsyet pse Tolgahan s'është xheloz

Almeda Abazi betohet që nuk është fare xheloze në marrëdhënie me Tolga-n! E ftuar në programin "Ditë e Re" në RTV Ora, Almeda foli gjatë për jetën e re si nënë, mungesën e të atit dhe sigurisht marrëdhënien me aktorin e njohur turk.

E pyetur nëse është xheloze apo jo, shoëgirl-i dukej e sigurtë kur thoshte "JO" edhe pse e quajti normale xhelozinë për njeriun që do.

Almeda liston gjithë arsyet pse Tolgahan s'është xheloz

"Betohem që nuk jam fare xheloze! Nuk jam njeri xheloz. Duke marrë parasysh Tolgan, kjo është pyetja që më është bërë shpesh. Tani për njeriun që do është normale të xhelozosh, por që nuk e kaloj ndonjëherë limitin."- vazhdoi Almeda, teksa shtoi se ajo s'i ka dhënë kurrë pretekst atij për t'u bërë xheloz për të.

Arsyeja? Natyra e saj! 

"Unë s'i kam dhënë kurrë shkak të bëhet xheloz sepse s'jam tip që dua t'i bëj meshkujt xheloz. Nuk e çoj kurrë deri në atë pikë sa ta bëj xheloz. Nuk jam tip që vishem shumë ekstravagante, prandaj nuk ka pse bëhet xheloz nga veshja. S'jam tip që jam gjithë kohës jashtë, nëpër club-e prandaj nuk ka as pse bëhet xheloz as kur unë dal. S'jam tip që më luajnë sytë sa andej këndej, jam shumë njeri i mbyllur, me familjen. Kam rrethin tim dhe ai e di shumë mirë këtë gjënë dhe është rehat besoj."

Ndërkohë Tolga:



MOS I HUMBISNI